Covid-21 / Konspiracionisti paralajmëron shpërthimin e një virusi të ri që do të shkaktojë….

394
Sigal

Konsipiracionisti dhe botuesi Alfred Cako ka paralajmëruar gjatë një komunikimi mediatik se në muajt shkurt dhe mars do të shfaqet një virus i ri, ndryshe nga COVID-19. Sipas Cakos, ky virus do të quhet Covid-2021, do të jetë më i rrezikshëm dhe do shkaktojë çarje të lëkurës tek njerëzit.

“Kam thënë që në prill që do të ketë një virus tjetër më të rrezikshëm. Tani kemi të bëjmë me një mutacion. Unë e kam fjalën për në muajt shkurt dhe mars ku do shfaqet një virus i ri, jo mutacion. Do quhet Covid-2021. Do jetë më i rrezikshëm, do ketë çarje të lëkurës dhe do shkaktojë sëmundje të forta në lëkurë.“, tha Cako.

Lexo edhe : Revolucioni i katërt Industrial, Trans-Humanizmi dhe projekti B.A.N.G

Gjithsesi, konspiracionisti shtoi se kjo varet se kush do të jetë president i SHBA. Ai beson se do të rikonfirmohet Trump, edhe pse Biden është shpallur nga mediat tashmë si presidenti i zgjedhur i SHBA.

“Nëse fiton presidenti Trump situata do ndryshojë, unë besoj se në 6 janar do fitojë presidenti Trump. Opsioni i fitorës së Trump është opsioni më i fortë. Mos lexoni vetëm CNN. Më vjen keq me gazetarët që lexojnë vetëm CNN. Mundësitë që Trump të jetë president janë 99% me 1% për Biden. Kur të mblidhen Kongresi dhe Senati më datë 6 janar, Trump do paraqitet si fitues. Në tavolinë janë dy opsione.”, tha Cako.