Revolucioni i katërt Industrial, Trans-Humanizmi dhe projekti B.A.N.G

668
Sigal

Revolucioni i Katërt Industrial paraqet një ndryshim thelbësor në mënyrën se si jetojmë, punojmë dhe lidhemi me njëri-tjetrin. Është një kapitull i ri në zhvillimin njerëzor, i mundësuar nga përparimet e jashtëzakonshme të teknologjisë në përpjesëtim me ato të revolucioneve të para, të dyta dhe të treta industriale. Këto përparime janë duke shkrirë botën fizike, digjitale dhe biologjike në mënyra që krijojnë premtime të mëdha dhe rrezik potencial. Shpejtësia, gjerësia dhe thellësia e këtij revolucioni po na detyron të rimendojmë sesi zhvillohen vendet, si organizatat krijojnë vlerë dhe madje edhe çfarë do të thotë të jesh njerëzor.

Në veprën e tij të fundit, ‘The Great Reset’, presidenti i Forumit Ekonomik Botëror, Klaus Schwabb ka deklaruar se revolucioni i katërt industrial është pjesë integrale e projektit të Rivendosjes së Madhe. Shkrirja e botës biologjike me atë digjitale sot është më e mundur se kurrë, por cilat janë motivet dhe cilat janë synimet e fundme të këtyre përpjekjeve ? A janë këto përpjekje, hapat drejt krijimit të një njeriu të ri Trans-Human, të lidhur me makineritë inteligjente ?  A jemi ne ky njeri apo do të jetë një qenie krejt tjetër që do të na zëvendësojë në zinxhirin e pandalshëm të evoluimit të llojeve ? Cilat janë projektet e Trans-Humanizmit dhe motivet që kanë çuar në investimin e kaq shumë fondeve në projekte të tilla ?

Në vitin 2001, në një konferencë të sponsorizuar nga qeveria amerikane të mbajtur në Havaii, u ndërmor inisiativa B.A.N.G (Bitet, Atomet, Neuronet dhe Gjenet) për konvergimin e katër disiplinave shkencore me qëllim përmirësimin e performancës njerëzore. Katër disiplinat janë përkatësisht Teknologjia e informacionit, Nanoteknologjia, Bioteknologjia dhe Shkencat Konjitive (njohëse). U mendua që këto teknologji të konvergojnë në lëkurën e njeriut për të krijuar lëkurën inteligjente ose elektronike të së ardhmes. U projektua që këto teknologji do të nisnin aplikimin e tyre të pandërprerë përgjatë viteve 2020-2030. Dhe ja ku gjendemi sot përballë një pandemie të panjohur ku teknologjia ka marrë përsipër përgjigjen ndaj këtij virusi për të cilin mjekësia duket e papërgatitur.

Psh. Biostampa është një tatuazh digjital i përkohshëm që shërben për monitorimin e shëndetit në trupin tonë. Kërkuesit në Kalifornia kanë zhvilluar një version sintetik të lëkurës që është fleksible, përcjellëse elektrike dhe vetë-shëruese!

Përsa i përket situatës aktuale, në kuadër të pandemisë së Covid, zhvillimi i vaksinave me përmbajtje të ARN mesazhere përfaqësojnë gjeneratën e re të vaksinave të cilat do të prekin Genet e njeriut për të transformuar performancën tonë ndaj përballimit të viruseve si në rastin konkret. Koncepti i Trans-Humanizmit i referohet nevojës së ngritur nga shkencëtarë të ndryshëm për zhvillimin e një lloji të ri të njeriut, i cili do t’i mbijetojë viruseve të panjohura me të cilët mund të përballemi në të ardhmen, kushteve jonormale klimaterike që mund të zhvillohen në planetin tonë si edhe më e rëndësishmja : “arratisja nga planeti Tokë kur ky i fundit të jetë bërë i pabanueshëm”.