Suplementi Pena Shqiptare/ Agim Bajrami: Ajo po vjen !

Ajo po vjen dhe unë bēhem gati

tē vizatoj nē fytyrē njē ylber:

NOA

përndryshe asaj mund t’i hypë inati

dhe tē shndërrohet nē erē…

Tē humbë papritur mes qytetit

me sy tē errēt si kjo natē!

Sado ta lus, ajo nuk kthehet,

inati i saj vazhdon shumē gjatē.

Ajo po vjen dhe unē bēhem gati

tē vizatoj mbi ballë një pëllumb

Ajo ēshtē e dashuruar mbas krahēve

tē tyre

dhe nē ēndrra përhumb.

Nê sytē e tyre qindra herē

ne jemi puthur, pērqafuar.

Pēr ne ata s’janē vetēm zogj,

por dhe nga miqtē, mē tē besuar.

Ajo po vjen dhe unë bëhem gati:

aromat e marsit, mbi buzē t’ia shpërndaj ,

përndryshe në flakē, mund të shndērrohet nga malli

dhe ec, gjej zjarrfikēs, pastaj..