Pas zhgënjimit në Katar, Busquets tërhiqet nga Spanja

159
Sigal

Sergio Busquets është tërhequr nga ekipi kombëtarë i Spanjës. Mesfushori 34-vjeçar me anë të një njoftimi në rrjetet sociale ka bërë të ditur vendimin e tij, i cili vjen pas dështimin në kupën e botës në Katar.

Futbollisti i Barcelonës me Spanjën ka luajtur për 15 vite dhe gjithsej ka zhvilluar 143 ndeshje. Debutimin e tij e ka bërë në vitin 2009, në sfidën përball Turqisë.  Kompeticioni i parë që Busquets mori pjesë ishte kupa e botës në Afrikën e jugut, ku ai fitoi trofeun më të rëndësishëm me Spanjën, e para në histori. Mesfushori ishte pjesë e rëndësishme e ekipit, duke dhënë kontributin e tij në të gjitha ndeshjet e kupës së botës në Afrikën e jugut.

Më pas brezi i artë i Spanjës, fitoi edhe euro 2012 në finale përball Italisë, ku përsëri protagonist absolute ishte mesfushori i Barcelonës.

Karriera e lavdishme e Busquets me Spanjën mbyllet në Katar me eliminimin nga Maroku, megjithatë Busquets do të mbetet gjithnjë në historinë e Spanjës, si një nga mesfushorët më të mirë.