Interi fiton sfidën me Spal-in, Quagliarella kalon Ronaldon

530
Sigal

Interi vazhdon të vuajë pa Mauro Icardin, por ka rrëmbyer një fitore shumë të rëndësishme 2-0 ndaj Spal. Zikaltrit vuajtën shumë për të gjetur golin e avantazhit, teksa goli i Lautero Martinez u anulua për një prekje të topit me dorë nga sulmuesi argjentinas.

Në minutën e 67-të, Politano godet mjaft mirë me të majtën në zonë duke gjetur golin e avantazhit. 10 minuta më pas ishte Gagliardinime një veprim të ngjashëm, i cili shënoi dhe golin e dytë. Interi ruan ritmin e Milanit, duke arritur në kuotën e 50 pikëve, një më pak se kuqezinjtë.

Sampdoria u mund 1-2 nga Atalanta, por tek dorianët ka festë për Fabio Quagliarellën, i cili me golin e shënuar nga pika e bardhe ka arritur në kuotën e 20 të tillëve këtë sezon, një më shumë se Ronaldo. Zapata dhe Gosens shënuan për ekipin e Gasperinit.