Milani përgatit ofensivën, drejtuesit kuqezi pas sulmuesit shqiptar

134
Sigal

Milani sheh nga e ardhmja. Pas blerjeve të Tomorit, Meites dhe Manxukiç tani kuqezinjtë dëshirojnë të kompletojnë çdo repart edhe për sezonin e ardhshëm.

Sipas mediave italiane Milani është pas Milot Rashicës, i cili është kërkuar nga drejtuesit kuqezi edhe gjatë merkatos së verës së kaluar. Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës ka një kontratë me Verder Bremenin deri në vitin 2022 dhe do të ishte i gatshëm të linte skuadrën nga Bremeni për një klub të madh si Milani.