FOTO/ Aksident me vdekje në rrugën Milot-Fushë Krujë, trajleri përplas këmbësorin, 65-vjeçari ndërron jetë

14
Sigal

Një aksident me pasojë një të vdekur ka ndodhur pasditen e kësaj të hëne. Ngjarja u regjistrua në aksin rrugor Milot Fushë Krujë, ku një trajler ka përplasur këmbësorin.

Për pasojë 65-vjeçari, i identifikuar si Hamit Gabili ka ndërruar jetë në vend.

Policia dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.