Ligji 7501, është plagjiaturë e ligjit 108, të Reformës Agrare të 29 gusht 1945

30
Sigal

Publikohet ekskluzivisht për herë të parë

  • Ja debati i Dritëro Agollit për Ligjin 7501, në ditën e miratimit më 19 korrik 1991, kur tha: “Ky ligj në të ardhmen do t’i sjellë dëme të mëdha Shqipërisë. Ai e bën Shqipërinë çorap”. Kundër ligjit 7501, përveç Dritëroit dhe Petraq Kolevics  ishte vetëm 13 persona
  • Katrahurën për tokën e bënë bijtë tanë të praptë, e ndanë Shqipërinë, në jug-veri, në vendas e të larguar, në fshatarë e qytetarë, në proletarë e të pasur  ndërsa politika e kishte quajtur një sukses të demokracisë, që u bë për hir të qetësisë dhe për ca vota duke  lanë jashtë pronësisë  mbi tokën trashëgimtarët e lindur në fshat e qytet me babë e nënë gjallë
  • Ligji 7501 është një kopje me 5 pika me të njëjtën përmbajtje me Reformën që sekuestroi tokën në 1945. Tani, që ndjehet veprimi ligjor i SPAK, po dëgjojmë se ç’është vjedhur e vidhet, nga qeveritarë, ligjvënës e trafikantë që janë bërë bosa.
  • Padrejtësitë e ligjit 7501 për ndarjen e tokës më 1991, si vendimet e 1913-ës për copëtimin e kufijve shqiptarë. Të dy në ngutë, të dy me hile, të dy flagrantë, të dy  vazhdojnë të jenë padrejtësi ndaj popullit shqiptar,  të ndarë nga trungu dhe nga prona. Por ata që na coptuan më 1913 nuk ishin shqiptarë, ndërsa 7501 na e bënë partitë: PS, PD, PR dhe Omonia

– Dritëro Agolli për ligjin 7501, që në ditën e miratimit më 19 korrik 1991, tha: “ky ligj 

në të ardhmen do t’i sjellë dëme të mëdha Shqipërisë, … Ai e bën Shqipërinë çorap”. 

– Kundër ligjit 7501,  kishin qenë Petraq Kolevica,  Neritan Ceka, Rexhep Uka, rreth 13 vetë.

– Nano e kishte quajtur një sukses të demokracisë, por kishte thënë se e bëmë edhe për hir të qetësisë.

– Katrahurën për tokën e bënë bijtë tanë të prapë, e ndanë Shqipërinë, në jug veri, në vendas e të larguar, në fshatarë e qytetarë, në proletarë e të pasur

– Ne si popull ndjekim pas vetëm partitë, interesat tona pak rëndësi kanë

-Tek Shqipëria jonë e vjedhur lëvizja sindikale ka vdekur, protestat kanë thirrjet: duam babën, rroftë baba, pa bukë do të rrimë

– lLgji 7501,  është një plagjiaturë e ligjit 108, 29 gusht 1945

– Ligji 7501 është një kopje motamo me pesë pika me të njëjtën përmbajtje me atë të reformës 1945, ku në njërin thuhet vegla, në tjetrin mjete

– Tani, që ka filluar e po ndjehet veprimi ligjor i SPAK, po dëgjojmë se ç’është vjedhur e vidhet e se si gjithë qeveritarë e ligjvënës janë bërë bosa

ILIRIAN BALLAJ

(Padrejtësitë e ligjit 7501 për ndarjen e tokës më 1991 si vendimet e 1913-ës për copëtimin e kufijve shqiptarë. Të dy në ngutë, të dy me hile, të dy flagrantë, të dy  vazhdojnë të jenë padrejtësi ndaj popullit shqiptar. Shqiptarët të ndarë nga trungu dhe nga prona).

Dritëro Agolli tha për ligjin 7501, që në ditën e miratimit më 19 korrik 1991: “ky ligj

në të ardhmen do t’i sjellë dëme të mëdha Shqipërisë, … Ai e bën Shqipërinë çorap”.

Përveç Dritëro Agollit e patën kundërshtuar atë ligj  edhe  i ndjeri Azem Hajdari, që kishte propozuar që PD të tërhiqej. Kundër kishte qenë Petraq Kolevica,  Neritan Ceka, Rexhep Uka, gjithë rreth 13 vetë. Sali Berisha kishte thënë se e bëmë dhe nuk e tërheqim dot. Nano e kishte quajtur një sukses të demokracisë, por kishte thënë se e bëmë edhe për hir të qetësisë. Të dy në të njëjtin mendim, të dy me të njëjtat ide, ish komunistë. Ashtu ua donte botkuptimi që kishin, ashtu ua donte filozofia e mendësia, ashtu ua donte interesi i ngushtë elektoral, ishte një punë e nxituar,  e ngutur për ca vota.

 Ata që coptuan Shqipërinë më 1913 nuk ishin shqiptarë.

Katrahurën për tokën e bënë bijtë tanë të prapë, e ndanë Shqipërinë, në jug veri, në vendas e të larguar, në fshatarë e qytetarë, në proletarë e të pasur, në humbës e përfitues, në njerëz dede ( të mirë) e mafiozë. Lanë jashtë pronësie mbi tokën edhe rrënjëllinjtë e lindur atje me babë e nënë gjallë. Kur e lë fëmijën në rrugë, për të mund të mendojnë vetëm ata që kalojnë. Por as ata që erdhën s’bënë gjë. Dhe ja ku jemi, toka po vidhet, sepse nuk është tek i zoti, nuk është e të zotit.

Sali Berisha kishte thënë se e bëmë dhe nuk e tërheqim dot. Nano e kishte quajtur një sukses të demokracisë, por kishte thënë se e bëmë edhe për hir të qetësisë. Të dy në të njëjtin mendim, të dy me të njëjtat ide, ish komunistë. Ashtu ua donte botkuptimi që kishin, ashtu ua donte filozofia e mendësia, ashtu ua donte interesi i ngushtë elektoral, ishte një punë e nxituar,  e ngutur për ca vota.

Ai ligj u kalua pa votim final nga parlamenti pluralist i zgjedhjeve të kohës.Currubabet e vuvuzelët kundër ligjvënësve u ndezën si gjinkallat e gushtit në kallametë e grurit. Gati kot. Pa një strategji lëvizjeje e kundërshtimi, sepse ne ndjekim pas vetëm partitë, interesat tona pak rëndësi kanë, lëvizja sindikale ka vdekur, protestat: duam babën rroftë baba, pa bukë do të rrimë.

Në ligj prona dhurohej, trashëgohej, shitblihej. Ndërsa shkëmbehej sikurse e ka e gjithë bota e që e kishte edhe turku që 1431, nuk figuronte. Një nen i diskutueshëm, ku gjetën shtigje matrapazët më vonë, ishte: dhe çdo mënyrë tjetër klasike! Dhe ec e merri vesh se sa e cilat janë mënyrat klasike, që ngjan kjo pikë me kontratat e njëanëshme të ndërtuesve të pallateve në të cilat shënohet “e tjerë”.

PS kishte propozuar, (por që bëri sikur e harroi) kohën 10 vjet në përdorim e në të pastajmen të rishikohej ose të abrogohej ai. PD këmbënguli që toka të falet kooperativistëve dhe fermerëve  sipas frymëve, se po i digjej zemra për ta, të dyja palët, edhe të majtë efhe të djathtë me hile. Një miku im thotë se forcat politike, kur ia kanë me hile popullit, bëhen bashkë.

Pse themi se u votua jo korrekt?

Sepse nuk u votua në parim, jo nen për nen dhe jo në tërësi. Kjo përbën shkelje ligjore e që e bën të pavlefshëm, të korregjueshëm e sipas një vendimi gjyqësor edhe të  përsëritshëm, të pazbatueshëm.

Ligji 7501 në esencë përmbante: Banorëve në fshat t’u jepet tokë falas sipas frymëve… për të siguruar të ardhurat për jetesë…, shteti shpërndan mjete bujqësore…, ai mbeshtet me makineri, karburant, farë, kredi bankare…, ndarja e tokës bëhet nga komisionet e ngritura në fshat… Pra një reformë allafshatshe, por as kanunore e as  pleqësisht si dikur.Ai ligj është një plagjiaturë e ligjit 108, 29 gusht 1945. Lugji 108 i 29 gusht 1945 përmbante:  Fshatarëve u jepet tokë falas…,  për të siguruar një jetë të mirë, tokë për të siguruar të ardhura jetese…, pushteti siguron vegla, do shpërndajë mjete bujqësore…, qeveria jep ndihmë, shteti do t’i mbështesë…., ndahet nga komiteti… Pra, ligji 7501 është një kopje motamo me pesë pika me të njëjtën përmbajtje me atë të reformës 1945. Në njërin thuhet vegla, në tjetrin mjete, në njërin komitet në tjetrin komision, në njërin thuhet ndihmë në tjetrin mbështetje. Pesë pika njeri, pesë edhe tjetri. Lexojini të dy dhe do të shikoni se janë një. Të dy ligjet zhvasin pronat, të dy shdërrojnë pasuritë, të dy sjellin hasmëritë, të dy shpërbëjnë familjet, shkëput njerëzit nga rrënja. Një miku im në zë  ka bërë një libër për vendlindjen, i kur, dhe e ka titulluar Guri që nuk ma lanë as për varr. Mijëra bij fshati, me nënë e babë atje, me rrënjë atje, nuk kanë të drejtën as të shkojnë, sepse prona është hedhur në gardhin e paligjësisë.

PS kishte propozuar, (por që bëri sikur e harroi) kohën 10 vjet në përdorim e në të pastajmen të rishikohej ose të abrogohej ai. PD këmbënguli që toka të falet kooperativistëve dhe fermerëve  sipas frymëve, se po i digjej zemra për ta, të dyja palët, edhe të majtë efhe të djathtë me hile. Një miku im thotë se forcat politike, kur ia kanë me hile popullit, bëhen bashkë.

Në njërin thuhet vegla, në tjetrin mjete, në njërin komitet në tjetrin komision, në njërin thuhet ndihmë në tjetrin mbështetje. Pesë pika njeri, pesë edhe tjetri. Lexojini të dy dhe do të shikoni se janë një. Të dy ligjet zhvasin pronat, të dy shdërrojnë pasuritë, të dy sjellin hasmëritë, të dy shpërbëjnë familjet, shkëput njerëzit nga rrënja. Një miku im në zë  ka bërë një libër për vendlindjen, i kur, dhe e ka titulluar Guri që nuk ma lanë as për varr. Mijëra bij fshati, me nënë e babë atje, me rrënjë atje, nuk kanë të drejtën as të shkojnë, sepse prona është hedhur në gardhin e paligjësisë.

Po pse e bënë këtë, e miratuan shpejt e shpejt, lanë duart si Ponc Pilati, lanë hapësirë për të vepruar më tej mbi tokën sipas interesave të tyre?

U bënë edhe emisione televizive, pati disa opsione edhe  avokatja e popullit. Dhe tani, që ka filluar e po ndjehet veprimi ligjor i SPAK, po dëgjojmë se ç’është vjedhur e vidhet e se si gjithë qeveritarë e ligjvënës janë bërë bosa.Në fakt nuk iu kthye prona tokë pronarit të ligjshëm, atij që e kishte, që ia kishin marrë. Procesi u fut në labirinthe pa dalje, një tollovi, një kopjim, shpallej si ligj i shtetit të ekonomisë së tregut, shtetit të të drejtës, në fakt nuk merrej vesh se ç’çorape ishte thurur e me ç’penjë ishte qepur, krijoi konflikte gjyqsore, konflikte njerëzore. Ligji është një sekuestrim toke, pas asaj të 1945. Toka e trashëguar kalon në pronësi të një pjese, të asaj që është në fshat, ishte një reformë agrare, ende i pambyllur si problem,  i zbatuar si reformë kundërligjore.

Toka e trashëguar kalon në pronësi të një pjese, të asaj që është në fshat, ishte një reformë agrare, ende i pambyllur si problem,  i zbatuar si reformë kundërligjore. U hartua nga parlamenti i përbërë nga partitë PS, PD, PR, Omonia, për çudi të tria në program prona te i zoti, të drejtat e individit. Për çudi se që kur u fut në procedurë u tha: në emër të kthimit të pronës individit, pronarit të ligjshëm që ia sekuestroi reforma e 1945. U duk sikur do të bënim ndonjë gjë të madhe, sepse diskutimi zgjati 8 ditë, por u mbars mali e polli një mi.

U hartua nga parlamenti i përbërë nga partitë PS, PD, PR, Omonia, për çudi të tria në program prona te i zoti, të drejtat e individit. Për çudi se që kur u fut në procedurë u tha: në emër të kthimit të pronës individit, pronarit të ligjshëm që ia sekuestroi reforma e 1945. U duk sikur do të bënim ndonjë gjë të madhe, sepse diskutimi zgjati 8 ditë, por u mbars mali e polli një mi. Në fakt nuk e ktheu pronën tek i zoti, la tokë të pashpërndarë enkas që më vënë të zhvatej nga qeveritarët e debutetët, sikurse edhe bënë, ndau njerëzit në trashëgimtarë e jo trashëgimtarë, njëri lundur aty e tjetri ardhur dobiç pas nëne. Çdo ligj i padrejtë duhet rrëzuar. U bë për votat. U bë nga shteti anarkik, komunist në thelb,  E bëri PS me mendësitë komuniste, i shkonte për shtat filozofisë së saj, e bëri Omonia se Dropullitët janë ardhës, të ngulur në themelet e tjetrit,  po pse e bëri PD dhe PR kur në themel të programit kanë pronën? Po, mirë thonë se edhe PD me lidërshipin e saj komuniste në rrënjë është edhe sot.Të dyja bënë një reformë agrare sikurse ua donte botkuptimi që kanë.