Zhduket 43-vjeçari dhe adoleshentja në Durrës, familjarët denoncojnë në polici

29
Sigal

Policia e Durrësit lajmëron se dy persona janë raportuar si të zhdukur në qytetin bregdetar.

Një grua ka kallëzuar në polici se i është larguar nga banesa bashkëshorti 43-vjeçar, ndërsa një prind ka thënë në komisariat se është larguar nga banesa vajza adoleshente.

Njoftimi i policisë:

Më datë 18.05.2024, në Komisariatin e Policisë Durrës, ka kallëzuar shtetasja A. H., 39 vjeçe, se më datë 17.05.2024, është larguar nga banesa, bashkëshorti i saj, shtetasi A. H., 43 vjeç.

-Më datë 18.05.2024, në Komisariatin e Policisë Durrës, ka kallëzuar shtetasi Gj. Xh., 52 vjeç, se më datë 17.05.2024, është larguar nga banesa, vajza e tij, shtetasja R. Gj., 14 vjeçe.

Policia po punon për gjetjen e të dy shtetasve.