Tirana shpartallohet nga Laçi në “Selman Stermasi”, kurbinasit e Mirel Josës e kapërcejnë në renditje

38
Sigal

Skuadra e Tiranës është mundur nga Laçi me rezultatin 0-3. Sfida e filluar në orën 14:00 pa si fitues bardhezinjtë e Mirel Josës, që shënuan nga 1 gol në pjesën e parë dhe dy të tjerat në fund të lojës.

Në minutën e 42 ishte Sobowale që kaloi në avantazh kurbinasit, ndërsa në fundin e lojës në minutën e 91 ishte Thaleb që dyfishoi shifrat dhe 3 minuta më vonë shënoi Manellari.

Me këtë fitore Laçi kapërcen Tiranën në renditje megjithëse me pikë të barabarta. Ekipi i Josës është i treti me 10 pikë, po aq sa skuadra e Shehit.

Bardheblutë shohin humbjen e dytë radhazi në kampionat, pas asaj me Erzenin një javë më parë.

Në fundjavë Tirana do të ndeshet me Vllazninë në Shkodër, ndërsa Laçi do të presë Skëndërbeun.