Moisi Dalipi: Kreshnik Çipi, kapiteni Flamurtarit të madh

275
Sigal

“Sot jam plot 65 vjeç, por gjithçka më duket se jam një 16 vjeçar që ruaj dëshirën, pasionin dhe dashurinë për fanellën e Flamurtarit tim të dashur. Më duket se djersa e derdhur për atë fanellë më zgjat jetën dhe më bën të ndihem në çdo moshë djalosh, që e dua futbollin“.

Kur shfleton albumin me fotografit të karierës të mjeshtrit të njohur vlonjat Kreshik Çipi, si një film të kalojnë vitet e paharruara të lavdisë së Flamurtarit, kur skuadra ndeshej me klube të njohura të Evropës dhe dilte nga fusha krenare dhe me ndinjitet. Dhe krejt papritur kapiteni legjedar na afrohet i veshur me fanellën me numërin tre. Sytë e ngarkuar nga lotët e nostalgjisë sikur e „tradhëtojnë„ kur thotë :-“Unë krenohem me këtë fanellë. Sa herë e shoh dhe e prek këtë fanellë, që e kam mbajtur për nëntëmbëdhjetë vjet rresht, sytë më mbushen melot“-thotë Kreshniku i emocionuar. Kujtoj shokët e skuadrës nëpër vite, sakrificat dhe sukseset, tifozët e zjarrtë të qytetit tim të dashur, që dhe sot më respektojnë.Kujtoj trajnerët e mirë që më përgatitën si futbollist dhe i dhanë emër ‘Flamurtarit’. Kjo fanellë është kujtimi im më i shtrenjtë.

Ajo dhe ngjyrën e ka simbol, sepse ka ngjyrën e flamurit tonë kombëtar“. Dhe ky është prologu i një rrëfimi, ku brenda tij është karriera e tij e lidhur fort me skuadrën e Flamurtarit në vitet e  jetës së tij më të bukura. Dhe ky kapiten i madh që ka lënë pas 65 vjet të jetës, ka historinë e tij në pistën sportive shumëvjeçare. Si të gjithë fëmijët e lagjes“Muradie të Vlorës dhe Kreshniku i ka lodhur këmbët në rrugët e sheshet me topin e top këmbës. Por oborri i shkollës „28 Nëndori„ që ishte fare pranë shtëpisë do ta mbante për shumë orë të ditës të harruar pas lojës të futbollit. Me trup të lidhur e më të lartë se moshtarët trajneri njohur vlonjat Todi Driza e afroi tek ekipi i volejbollit.“Do bëhet si i vëllai , Vilsoni , volejbollist i mirë dhe ky“ -thoshte Todi në ato vite. Por ish trajneri futbollit Feredun Bejkesola e bindi këtë djalosh 14 vjecar për tju përkushtuar futbollit. Vetëm pak muaj me të rinjtë e Flamurtarit dhe Kreshniku do të fitonte besimin e trajnerëve tij të parë Skënder Elmazi dhe Feredun Bejkosala.

Në fillim si mesfushor i djathtë, më vonë si mbrojtës krahu , që falë një stërvitje plot pasion e përkushtim, ai rritej e formohej një nga mbrojtësit që do të bënte epokë tek Flamurtari . Në fillim të vitit 1975 kur ishte 17 vjeç trajneri Bejkush Birçe do ta bënte pjesë të skuadrës së parë. Por trajneri Birçe e vendos shumë shpejt në qendër të mbrojtjes, aty ku Kreshnik Çipi fitoi lavdinë e duhur. Në dyluftimet me Muratin, Kallucin, Përnaskën, Kovacin, Dibrën… Kreshniku do të dilte fitues. Në janar të 1977 në një ndeshje në Vlorë, me 17 Nëndorin, ish kapiteni Beanin Nelaj do t’i dorëzonte fanellën me numër 3 dhe postin e mbrojtësit Kreshik Çipi. Kreshnik Çipi do kthehet në një titullar tek Flamurtari. Në skuadër afrohen brezi Bubeqit, Ferkos, Tahos, Gjondedës, Ziajit, Iljadhit, Lushajt, Kushtës, Memushi e të tjerë, të cilët sjellin rilindjen e bujshme të futbollit vlonjat. Dhe Kreshiku me përvojë regjistron pjesëmarrjen e tij të ndeshjeve të para ndërkombëtare për Kupën Ballkanike kundër A.E.K-Athinës dhe Mostar –Velezhit, përkrah Licaj, Xhahos, Xhafës, Ziles dhe vëllezërve Curi.

Në vitin1982 në drejtimin e ish trajnerit Agron Sulo, skuadra e Flamurtarit do t’i gëzohej vendit të dytë në kampionat dhe të qenurit finalist i Kupës të Shqipërisë, duke paralajmëruar ekipet elitare si Partizani, Dinamo, Vllaznia e 17 Nëndori se Flamurtari po dilte në skenë si një skuadër me pretendime të mëdha. Në harkun e 10 vjetëve 1982-1992 nën drejtimin e trajnerëve Leonidha Curi, NiqiforThomai dhe Edmond Licaj ky Flamurtar do të fitonte dy Kupa Republike në 1985 dhe 1988, një titull kampion 1991 dhe dy herë Superkupën në 1991 dhe 1992. Me ndeshjet e zhvilluara me fanellën e Flamurtarit gjatë karrierës një vend të veçantë zënë ndeshjet për Kupat e Evropës. Opinioni shqiptar i ruan dhe sot, kujtimet e ndeshjeve të mëdha me H.J.K Helsinkin në 1985, kundër Barcelonës në 1986 e 1987, kundër Partizan Beogradit në 1987, “ Poznanit  „ në 1988 ,“ Olimpiakosit„,   „Pierut“ në vitin 1990 dhe“Goteborgut“- Suedi në 1991. Në këto ndeshje kapiteni Çipi së bashku me Rrapo Tahon, Petro Ruçin, iPërparim Lushaj dhe Roland Iljadhini do të dilnin fitues në dyluftimet me sulmuesit cilësor si  Rantanen, Lineker, Karasko dhe Hjuxh, Vokri, Kraub, Lukasik , Anastopuolos dhe Ekstrom. Kapiteni Çipi së bashku me shokët e skuadrës e detyruan shtypin e huaj sportiv të shkuajë me superlativa për „skuadrën e një vendi të vogël që po shkruan një histori të madhe në futboll“-shprehej në gazetën „Deportes-Barca„ të datës 17.09.1986 gazetari spanjoll Francesko Agilar. Kurse komentator jugosllav, Marko Markoviç, pas eleminimit të Partizanit të Beogradit nga turi parë i Kupës UEFA, më 2 tetor 1987, do të komentonte:“Goli i Kushtës, historik për skuadrën e tij. Kapiteni Kreshnik Çipi lideri që udhëhoqi skuadrën e tij në një kualifikim të merituar“.

Por në vjeshtën e vitit 1980 kapiteni vlonjat është pjesë e Dinamos për Kupën e Kampioneve në dy përballjet -0-2 dhe1-0 kundër „Ajaksit“ Por Kreshnik Çipi, kapiteni madh i skuadrës vlonjate ishte jo me shumë fat në kombëtare. E kjo vetëm për motive të biografisë së tij, që nuk i pëlqente dikujt të shkëlqente në futboll. Luan më 1980 ndaj Bullgarisë dhe Austrisë pastaj e bllokojnë për gjashtë vjet. Në 1986 luan kundër Austrisë në Tiranë dhe e ndaluan për pesë vjetë të tjera. Në moshën 32 vjeçare në vitin 1991 luan kundër Greqisë dhe Çekisë. Kur është 33 vjeç më 29 janar 1992, në ndeshjen Shqipëri-Greqi trajneri Bejkush Birçe i jep shiritin e kapitenit. Me ndeshjen e 22 prillit 1992 Spanjë 3-0 Shqipëri mbyllet me vetëm 7 ndeshje me ekipin kombëtar aventura e tij me kombëtaren. Në shtator të vitit 1992 në moshën 34 vjecare ky kapiten legjedar, që kishte ngritur lartë trofet dhe emërin e Flamurtarit ndahet nga futbolli. Fanellën me numërin 3 ja dorëzoi nipit tëtij, Geri Çipi që së bashku me vëllain e vet Arnoldin dhe tani së fundit me Mateon ( djali Geri Çipi) për shumë vite do të sjellë vazhdimësinë tek Flamurtari dhe ekipi kombëtar. Dhe Kreshnik Çipi ndihet i lumtur si pak kush, që tradita e familjes tij Çipi ka vazhduar dhe vazhdon për më shumë se katër dekada me futbollin vlonjat dhe atë kombëtar. „

SKEDA  Kreshnik Çipi

Lindur: Në Vlorë, më 15 shkurt 1958.

Arsimi: Studimet e larta në I.L.K.F „Vojo Kushi“ më 1987.

Karriera: Futbollist i Flamurtarit në vitet 1974-1975 ekipi të rinjve.

dhe 1975 -1992 ekipi parë ‘Flamurtari’.

Ndeshje të zhvilluara gjithsejt 512, ku 482 ndeshje janë për  kampionate dhe kupa, 30 ndeshje janë ndërkombëtare me Flamurtarin dhe Dinamon për Kupat e Evropës dhe Ballkanike, miqësore dhe zyrtare me ekipin kombëtar.

Trofe të fituara: Dy kupa Republike 1985 dhe 1988, një tititull kampion 1991 dhe dy Superkupa 1990 dhe 1991.

Vlerësimet: “Mjeshtër Sporti“ ,“Mjeshtër i Merituar,. „Nderi Sportit Shqiptar“ dhe Medaljet: „Legjenda e Futbollit Shqiptar“.“Medalje  Artë për Merita  në Sport „“Mjeshtër  i Madh“

Karriera pas futbollit: biznesmen privat, Anëtar i K.E. të F.SH.F ës 2002 -2010 dhe Deputet i Parlamentit Shqiptar në vitet 2009-2013.