Roma bën goditjen e parë të verës, afron me parametra zero ish-shokun e skuadrës së De Rossi-t

17
Sigal

Roma është gati për të realizuar goditjen e parë të merkatos së verës. Sipas raportimeve të medieve italiane “verdhekuqtë” kanë arritur një marrëveshje 3-vjeçare me mesfushorin uruguaian, Nahitan Nandez, të cilit këtë verë i skadon kontrata me Cagliari-n dhe është ish-shoku i skuadrës së trajnerit aktual të Roma-s, Daniele De Rossi-t te Boca.

Roma tashmë e ka arritur marrëveshjen me 28-vjeçarin, i cili pas 30 qershorit do të kalojë te skuadra e De Rossi-t me parametra zero.

Nandez u transferua te Cagliari verën e vitit 2019 dhe tashmë është gati për të nisur një tjetër eksperiencë në Serie A.