Ndryshon ekip, por jo kampionat/ Gatuzo gjen marrëveshjen me skuadrën e Serisë A

238
Sigal

Vetëm pak ditë më parë Napoli zyrtarizoi ndërprerjen e marrëveshjes me trajnerin Xhenaro Gatuzo pas bashkëpunimit prej 1 viti e gjysmë.

Ky i fundit nuk ka vonuar dhe si duket ka gjetur skuadrën e tij të re. Siç raportojnë mediat italiane, Gatuzo do të ulet në stolin e Fiorentinës sezonin tjetër.

Marrëveshja është mbyllur në bazën e 2 milionë eurove në sezon dhe për Gatuzon do të jetë një kontratë 2 vjeçare me opsion rinovimi.

Ndër të tjera, Gatuzo ka kërkuar investime të rëndësishme në skuadër dhe kushti i tij i vetëm është që klubi mos të shesë bazën e skuadrës, që për Rinon është sulmuesi serb Dushan Vlahoviç.