Një aksident i rëndë në nëntokë në minierën e Martaneshit i ka marrë jetën një minatori dhe ka plagosur një tjeter.
Ngjarja ka ndodhur mesditën e së martës, ku dy minatore, me detyre vagoniste, kane qene duke punuar, dhe jane zene poshte nga nje masiv shkembor. Sipas burimeve mësohet se minatori Armand Peshku ka humbur jetën ndërsa është plagosur rëndë dhe është transportuar për në spitalin e Traumës Hajdar Bala.
Sipas informacioneve të marra shkak i vdekjes ka qënë një masiv shkëmbor që ka zënë poshtë minatorët. Kanë qënë minatorë të tjërë që kanë informuar për shembjen e galerisë.
Grupi i hetimor dhe Reparti i avari shpëtimit minierave bashkë me përfaqësues të firmes, kanë vajtur menjëherë nq vendngjarje dhe kanë nxjerrq minatoret. Pas largimit të materialit shkëmbor, kanq bërë te mundur nxjerrjen e minatorëve, ku njeri ka dalë i pa jetë dhe tjetri në gjendje kritike për jetën.