Sukaj-Bulku e çojnë Sepehanin -1 pikë nga kreu

410
Sigal

Sepahan, skuadra ku luajnë dy shqiptarët Xhevahir Sukaj dhe Ervin Bulku ka fituar dje në shtëpi me rezultatin 3-0 ndaj skuadrës së Damash në kampionatin iranian. Të dy shqiptarët kanë luajtur 90′ minuta në plota në këtë fitore që e ka afruar skuadrën e tyre me 1 pikë larg kreut të klasifikimit. Si Sukaj ashtu edhe Bulku kanë bërë një paraqitje shumë të mirë. Sulmuesi ka pasur tre mundësi të mira për të shënuar, por që për fatin e tij të keq nuk ka realizuar asnjë. Megjithatë, Sukaj është golashënuesi i skuadrës me 5 gola të realizuar. Ndeshjen e radhës, Sepahan do ta luajë në transfertë ndaj Aluminum, skuadër e cila lufton për mbijetesë.