Plas sherri në ndeshjen e skuadrës së Strakoshës ndaj Aston Vilës, protagonist bëhet portieri argjentinas kampion Bote

36
Sigal

Fundi ndeshjes Brentford – Aston Vila është kthyer në një arenë përleshjesh në fushë, ku padyshim rolin e protagonistit e ka pasur portieri kampion Bote me Argjentinën. Emiljano Martinez. Përplasjet në fushë kanë qenë të ashpra, ku shokët e skuadrës së portierit të kombëtares shqiptare, Tomas Strakosha, kanë reaguar fort pas veprimit të argjentinasit të Aston Vilës, i cili tërhoqi nga bluza një lojtar të Brentforit që u shtri në fushë pas shtytjes që i dha Martinez.

Përleshja mes dy skuadrave pritet që të ndëshkohet nga federata angleze, pasi sjellja ka qenë jashtë normave sportive. Shumë aktiv në shuarjen e sherrit u duk edhe trajneri spanjoll i Aston Vilës, Unai Emeri, i cilui u përpoq që të zbuste portierin argjentinas dhe lojtarët e tjerë të skuadrës.

Tensionimi i ndeshjes nisi që pas shënimit të golit të dytë dhe të përmbysjes së shënoi Uatkins për Aston Vilën në minutën e 85-të, i cili realizoi ndaj ish-skuadrës dhe festoi me duf. Që nga ky moment dhe deri në vërshëllimën përfundimtare gjyqtari ka akorduar 9 kartonë të verdhë dhe një të kuq për Kamara të Aston Vilës, që u përfshi në momentin e sherrit në fushë.

Përplasja nisi direkt sapo u shënua goli i dytë dhe lojtarët u përleshën brenda rrjetës se kush e kush të administronte topin. Më pas vijoi një zinxhir veprimesh, ku kulmi erdhi pas përplasjeve të portierit Martinez , trup me trup, me lojtarët e Brenfordit.

Bubakar Kamara u ndëshkua drejtpërsëdrejti me të kuqe në minutën e 97-të për shkak të goditjes në fytyrës së nëpunësit të Brentfordit, Yehor Yarmoliuk, pasi portieri  Emi Martinez dhe Neal Maupay u përplasën dhunshëm në fushë.

Lojtarët e të dy ekipeve u zhytën në dyluftime dhe përplasje, madje edhe trajneri Emeri u ndëshkua nga gjyqtari David Coote pasi vrapoi në fushë për të mbajtur Kamara.