3 vite radhazi në kompeticionet europiane, ja rivali i Shkëndijës në raundin tjetër

143
Sigal

Shkëndija e Tetovës kaloi pa probleme Araratin në raundin e parë të eliminatoreve të Ligës së Konferencës.

Në turin e dytë, kuqezinjtë nga Maqedonia e Veriut do të gjejë përballë skuadrën nga Letonia, Valmeira.

Kjo skuadër është kualifikuar për të tretin vit radhazi në kompeticionet europiane, një herë në Ligën e Europës dhe dy herë në Ligën e Konferencës.

Për shkak të dënimit për skuadrat ruse, ashtu si Vllaznia dhe Valmeira do ta nisë menjëherë nga raundi i dytë.

Në letër duket një kundërshtarë i kalueshëm për Shkëndijën, por në fund do të flasë fusha.