Prof. Dr. Lush Susaj: Almën dhe fëmijët i mbyti në Bunë dhuna dhe korrupsioni, që më parë ka gjunjëzuar dhe sekuestruar shtetin dhe shoqërinë

15
Sigal

– Shoqatat dhe OJF-të e shokëve dhe shoqeve të partisë, kan shërbyer vetëm për të avancuar korrupsionin duke gllabëruar që të gjitha fondet

-Shqiptarët të kuptojnë e të shofin mënyrën se si në sistemet moniste, korrupsioni dhe amoraliteti ekonomikë, shoqërorë e politikë e spostojnë deri në mospërfillje konservatorizmin dhe familjen

– Një qeverisje e korruptuar, injorante e vrastare mund të prodhojë vetëm dhunë, vrasje, mbytje, vetëmbytje, e të tilla produkte dhe ngjarje çnjerëzore

– Po tronditemi me tragjedi që fillojnë nga pengmarrjet e vrasjet ordinere, e deri tek vetëvrasjet dhe vrasja makabër e tre fëmive

-Ngjarja vjen nga pasojat e degradimit ekonomikë, shoqërorë e politikë të shoqërisë dhe të institucioneve shtetërore, që akoma nuk po funksionojnë në shërbim të jetës dhe mirëqënies së publikut.

 

Prof. Dr. Lush Susaj

Abraham Linkolni, duke folur për lirinë e skllevërve dhe emancepimin e shoqërisë, ka theksuar që liria e skllevërve është garanci për lirinë tone, dhe se Britania e ka filluar emancepimin nga poshtë, me emancepimin e skllevërve, të puntorëve, të grave e të gjithë shoqërisë. Ndërsa në shoqëritë dhe shtetet moniste e diktatoriale, punët fillojnë e mbarojnë përsëprapthi, sepse zgjidhjet vijnë nga lartë, e gjithnjë sipas dëshirave të sundimtarëve që gjithmonë e gjithkund abuzojnë duke sekuestruar shoqërinë, shtetin dhe hapësirat e lirisë. Gjithëkund në sistemet dhe administratat moniste, mbizotëron frika, dhuna dhe zhargoni dehumanizues i marksizmit, nga ku prodhohet një botë dhe mjedis i dehumanizuar, sikurse është sotë shoqëria shqiptare, ku edhe pse kan kaluar 5 ditë nga mbytja tragjike e nënës dhe tre fëmive të sajë në Lumin Buna, akoma nuk ka levizur drejë shesheve dhe institucioneve përgjegjëse, pothuajëse askush nuk ka reaguar e as nuk ka folur. Kjo ndodh për shkak të forcës dhe peshës së pashëmbulltë të dhunës, frikës dhe varfërisë që ka shkaktuar e shkakton sistemi monistë i korrupsionit, vrasjeve dhe dëbimit masiv të shqiptarëve. Nga mbytja tragjike e Alma Arrazit dhe fëmijve të sajë, mund të kuptojmë më mirë atë verbërinë, shurdhërinë dhe inekzistencën e institucioneve të shtetit e të shoqërisë. Prandajë ky rast le të shërbejë për të parë e kuptuar mënyren se si patronazhistët dhe policia e policimit në komunitet, si dhe shoqatat gjasmë feminist, bashkë me ato OJF-të e krijuara e të drejtuara nga shokët dhe shoqet partisë, kurrë nuk kan patur në fokus të punës së tyre gratë, as vajzat, e as jetimat dhe familjet e divorcuara e në nevojë. Shoqatat dhe OJF-të e shokëve dhe shoqeve të partisë, kan shërbyer vetëm për të avancuar korrupsionin duke gllabëruar që të gjitha fondet dhe projektet e buxhetit të shtetit, të BE dhe të SHBA, sa për të krijuar këtë koperturë të rremë të stabilitetit dhe të “jetës së lumtur”, e për të mbjellur heshtjen edhe në rastet e tragjedive të tilla si kjo që po përjetojmë e që ka prekur çdo vatër e zemër qytetari.

Filozofia e jetës

Filozofi Roger Scruton ka shkruar që: “Konservatorizmi është filozofia e lidhjes me gjërat që duam dhe që dëshirojmë që ti mbrojmë”, e ku shqiptarët mund të kuptojnë e të shofin nga afër mënyrën se si në sistemet moniste, korrupsioni dhe amoraliteti ekonomikë, shoqërorë e politikë e spostojnë deri në mospërfillje konservatorizmin dhe familjen, e cila qëndron në themel të shoqërisë dhe shtetit. Filozofi Adam Smith, tek libri i tijë me titull “Teoria e Sentimentev Morale”, arrin në përfundimin që rendi ekonomikë varët nga rëndi moral, e jo e kundërta. Ndërsa në një shtet e shoqëri të sekuestruar e të dhunuar deri në përhumbje, gojëkyçje dhe inekzistencë, as që mund të pretendohet për rend moral, ekonomikë e as fetarë. Nuk ka bazë  e as arsye të tjera nga mund të shpjegohet heshtja vrastare e një populli dhe shteti, përballë vrasjeve dhe vetëvrasjeve makabër të grave, fëmive dhe vajzave, njëlloj sikurse ka ndodhur në shekullin e 15-të, periudhë kur gratë dhe fëmijët e familjeve Arbënore hidheshin nepër shkëmbinjë e gërmina për të mos ra në dorë të pushtuesve. Në një analizë të shkurtër, gjithëkush do të mund të kuptojë se edhe sotë vetëvrasjet dhe ikja masive e shqiptarëve po ndodhin për shkak të pushtuesve të një lloji të ri, të cilët kan pushtuar të gjitha mundësitë ekonomike të jetesës së një populli e shoqërie. Kkjo specie e re “pushtuesish”, duket që ka mpirë, sekuestruar e pushtuar administratën, institucionet dhe të gjitha fondët, investimet dhe vëndet e punës. Kapardisen dhe ndihen komodë, edhe pse kan pushtuar dhe degjeneruar që të gjitha organët e sigurisë, të monitorimit dhe të kontrollit shtetërorë, duke i degjeneruar e zevendësuar ato me patronazhistët dhe me strukturat e partive moniste të radhës. Gjithnjë pyes vetën dhe bashkëqytetarët e mi, se si mund të heshtët përballë një pushtimi të tillë të nëndheshëm e mizorë, e që po ja merr frymën dhe jetën shtetit dhe shoqërisë shqiptare, njëlloj sikurse mori edhe jetën e Almës dhe fëmive të pafajshëm.

Mbytja e Alma Arrazit dhe tre fëmive të sajë të moshës 3, 8 dhe 9 vjeç, në lumin Buna (me datën 2 Maj 2024), përveçëse është një humbje dhe dhimbje e jashtëzakonshme, mendoj se duhet parë e përjetuar edhe si një denoncim i drejtëpërdrejtë mbi situatën katastrofike të gjendjes së të drejtave të gruas dhe fëmive në Shqipëri, dhe si një tregues i situatës reale të familjes shqiptare të lenë pa kujdesin dhe mbrojtjen e duhur shoqërore e shtetërorore.

Pyetja që vjen

Kjo ngjarje ka pikelluar çdo shqiptarë, e në këtë mjedis dhimbje e revolte, natyrshëm me vjen një pyetje që shtroj për të gjithë bashkëqytetarët dhe lexuesit e mi, nëse ndonjëri din ndonjë vënd apo shtet tjetër në Europë apo Azi, ku gruaja, fëmijët dhe familja trajtohen më poshtërsisht, më përdhunisht, e lihet pa asnjë lloj mbrojtje sikurse ndodh në Shqipëri. Nga këtu buron revolta ime ndaj institucioneve, shoqatave dhe shoqërisë që heshti e nuk pati sy me pa, as veshë të dëgjojë, e as kurajo e përgjegjësi qytetare për të vepruar e denoncuar për situatën, para se Alma të ndërmerrte veprimin fatal të mbytjes, sëbashku me tre fëmijët e sajë të vegjël. Kemi të bëjmë me paradokse e me dhimbje shumë të mëdha, sikurse është jetesa e një populli kaq tëi vogël, i kultivuar me kaq shumë dhunë e rrugaçëri politike e shoqërore, me kaq shumë amoralitet e tradhëti nën mantelin e krimbur të asaj traditës pa traditë e pa fe në Zot, e me tragjedi që fillojnë nga pengmarrjet e vrasjet ordinere, e deri tek vetëvrasjet dhe vrasja makabër e tre fëmijve. Fatkeqësi për një popull që nuk arrin të kuptojë as nga sjellja e mizave të kosheres së bletës, të cilat ikin sëbashku me mbretëreshën apo nënën e tyre. Askush nuk mund të ndihet i sigurtë e as komod në një shoqëri me burra të ashpër e të paditur, e që guxojnë të dashurojnë e të lindin fëmijë, akoma pa e kuptuar se çfarë është nëna për fëmijët, apo gruaja për familjën, e që akoma nuk po arrijnë të kuptojnë që goditja ndaj gruas është goditje fatale mbi fëmijët. Nuk mund ta dua kurrë një vënd me burra që nuk arrijnë të kuptojnë që dashuria dhe shërbimi më i madh ndaj fëmive është kujdesi dhe ndjeshmëria ndaj nënës së tyre.

Rrënjët e së keqes janë te keqqeverisja

Një qeverisje e korruptuar, injorante e vrastare mund të prodhojë vetëm dhunë, vrasje, mbytje, vetëmbytje, e të tilla produkte dhe ngjarje çnjerëzore, që nuk mund të fshihen as pas një kabineti qeverisës të krijuar me shumicë grash të katapultuara për ministresha; as pas propagandës me shoqatat e korruptuara të parties e as pas policëve që me policimin në komunitet nuk kanë asnjë lloj lidhje. Ngjarja në fjalë tregoj se sytë dhe veshët e policisë kan qënë të verbër e të shurdhët, fiks rudimente e kotësi që nuk vlejtën për asgjë. Ngjarja tregoj se edhe shkolla, e sidomos hallka e psikologut, nuk ka funksionuar për asgjë. Jo më kot në filozofi thuhet se “Tragjedia denoncon”.

Përtej këtij boshllëku të frikshëm e të kudogjëndur shoqërorë, institucionalë e familjarë, një grua e dhunuar dhe e fyer e braktisur nga të gjithë, ndërmori veprimin tragjik të mbytjes në lumin Buna. Thuhet se kishte provuar që të shkonte në Europë (Itali), atje ku nuk ka zgërdhimje, as tallje, as gjëkyçje e as korrupsion me të drejtat dhe liritë e grave e fëmive. Për fatin e keq, nuk arriti të shpëtonte, e në mbrëmjën e datës 2 maj 2024, me aktin e sajë tragjikë lëshoj edhe atë mallkimin dhe kushtrimin e shpirtit të sajë, për të gjitha sistemet dhe qeverisjet që dhunojnë gratë e fëmijët, dhe për të gjitha shoqëritë që heshtin e nuk reagojnë as kur vdessin gratë e fëmijët e mitur.

Ky rast le të shërbejë si një këmbanë e fortë alarmi për të gjithë mjedisin tonë shoqërorë e politikë të ngarkuar e helmuar me aq shumë dhunë dhe pasiguri në qytetet, në fshatrat dhe kudo në familjet shqiptare. Mund të ketë njerëz që nuk bien dakord me mua në këtë pikë, por nuk besoj që mund të ketë njeri që të mos e ndjej e të mos rrezikohet nga pasojat e degradimit ekonomikë, shoqërorë e politikë të shoqërisë dhe të institucioneve shtetërore, që akoma nuk po funksionojnë në shërbim të jetës dhe mirëqënies së publikut.

Për ta mbyllur me lutjen time të sinqertë që Zoti ti forcojë familjet, që tashmë kan humbur katër pjestarë.

Zoti i forcoftë e ua ndriçoftë shpirtin të gjithë popullit dhe qytetit të Shkodres, që sapo kan humbur një nënë me tre fëmijët e sajë të pafajshëm. Vërtetë mund të ngushëllohemi me shprehjen e njohur se “ashtu deshi Zoti”, por unë mendoj se nëse kjo familje do të jetonte diku, qoftë edhe në fshatrat e humbura të Malit të Zi, gruaja dhe fëmijët do të ishin gjallë dhe të lumtur në shtetin dhe punën e tyre. Unë apeloj që si shoqëri të reagojmë e të kërkojmë që të jemi së paku të sigurtë e po aq qytetarë sa dhe bashkëatdhetarët tonë që jetojnë në Kosovë, në Malin e Zi, në Maqedoni, në Serbi, pa folur këtu për Kroacinë, Slloveninë, Italinë, Anglinë, etj. Jemi njerëz dhe ka ardhur koha që të bëhëmi të përgjegjshëm e të reagojmë në mbrojtje të statusit dhe sigurisë që meritojnë gratë dhe fëmijët e Shqipërisë. Nuk është koha për ta kërkuar shpëtimin duke u mbytur në ujë, as duke u hedhur nga shkëmbi, e as duke ikur e braktisur Shqipërinë, koha kërkon reagim qytetarë në shërbim të familjes dhe rinisë shqiptare, të lenë pa vëmendje e pa asnjë lloj mbështetje e sigurie. Shqipëria duhet të reagojë që të mund të shpetojë sa më parë nga ata që për vite me radhë e abuzuan dhe mbollën vetëm  varfëri, konfliktualitet dhe pamundësi për të krijuar familje, e për të lindur dhe edukuar fëmijë. Unë kam vite që shkruaj e që flas kundër sistemeve hibride dhe diktaturave moniste, sikurse është kjo që ka sot Shqipëria. Ndërsa dhimbja për jetët e pafajshme, por edhe për problemet e mëdha sociale e shoqërore që ka shkaktuar e që mund të shkaktojë kjo tragjedi, më bëjnë që të uluras kundër korrupsionit, injorancës dhe defaktorizimit të hallkave shtetërore të sigurisë, me bëjnë të therras me të madhe “Ku shkoni or horra?”