Partizani fiton derbin e 21-vjeçarëve, mposht 2-1 Tiranën

40
Sigal

Partizanit i ka ecur këto ditë sa i përket dueleve me Tiranën në futbollin e meshkujve.

Pas suksesit me skuadrën e parë, ku të kuqtë nën drejtimin e trajnerit provizor, Arbër Abilaliaj, fituan me rezultat 2-1 ndaj bardhebluve të trajnerit Julian Ahmataj, tani ka qenë radha e Partizanit U-21 për të triumfuar në derbi me 21-vjeçarët e Tiranës.

Ndeshja ka qenë e vlefshme për javën e pestë të kampionatit të 21-vjeçarëve dhe është  fituar nga të kuqtë me rezultatin 1 – 0.  Goli i sulmuesit Luis Birçaj në minutën e 22-të i ka dhuruar suksesin të besuarve të trajnerit Gerd Haxhiu.