Nga Bashkim KOÇI
Ndodhme njeriun siç ndodh me pemën: sa më shumë ajo mësyn drejt dritës, aq më fort rrënjët e tij i kapen tokës e thellësive të errësirës. Ndjehem mirë që këtë çka thashë t’i jap jetë e frymë duke sjellë jetën e një gruaje mallakastriote, atë të Fatmira Kamberaj, e cila gjatë gjithë veprimtarisë së saj, të moshës së rinisë e deri sa dha frymë, arriti të linte emër të ndritur e që do të thoshte se kjo cilësi e fisnikërisë së saj të mbetej të hidhte dritë në kuujtime për breza njerëzish.
Fatmira lindi në fshatin Vreshtas të komunës së Cakranit në Mallakastër më 10 Maj të vitit 1935. Thuhet se të lindurit në muajin maj janë njerëz shumë puntorë dhe gjithmonë në lëvizje për të zbuluar gjëra të reja. Sigurisht nuk do të mund të bëj dot krahësime me njerëz të jashtëzakonshëm të kësaj bote si Mbretëresha Viktoria, Karl Marks, Sigmund Frojd e shumë autoritete të fushave të ndrysme të jetës të cilët kanë lindurnë muajin Maj, por ja që një mallakastriote e lindur në këtë muaj të bekuar, shfaqi gjatë gjithë jetës së saj cilësi nga më të lakmuarat, atë të njeriut të punës, të vendosmërisë për të përmbushur me sukses çdo detyrë. Dhe ajo çka bëri të mbetej gruaja nga më e suksesëshmet për të gjithë Mallakastrën, ishte aftësia për të krijuar opinionin tek njerëzit e thjeshtë se shumica e atyre që ne i quajmë heronj, nuk janë “jashtëtokësorë”, por thjesht njerëz që kanë bërë atë që duhet të bënin.
Fatmira paska qënë një nga nxënësit e parë të çeljes për herë të parë të shkollës në fsahtin Vreshtas, në vitin e largët 1942. Është një fjalë e urtë se çfarë nis keq, përfundon keq. Fatmira ishte dhe bënte pjesë në atë kontigjent fëmijësh që kishin zell të madh për të mësuar, gjë që do të vijonte edhe në vitet e mëpastajëm të shkollës 7-vjeçare. Dhe andej nga e kanë zanafillën gjërat, andej e kanë edhe fundin, që do të thotë se vajzës të moshës së rinisë, Ftamirës, u bë e kërkuar për të dalë në krye të drejtimit të organizatës së rinisë në fshat e pastaj të të gjithë zonës së Cakranit.
Por erdhi dita që edhe vajza plot hire të krijonte familjen e saj. Ishte viti 1953, pra vetëm 18 vjeç, që Fatmira të martohej në fshatin Mollaj të Hekalit me Kamber Kamberaj, një ndër fiset më me emër në Mallakastër e me gjërë. Të dyja familjet ishin përfaqësuese të fiseve të lidhura në breza njerëzish për fatet e vëndit. Xhaxhai i saj Agur Merkaj, është dëshmol i Atdheut, rënë në LANÇ, ashtu siç ishte edhe kunati në derën e burrit, Haki Kamberaj. Ndërsa i ati i Fatmirës, Gjysho Merkaj, kishte qënë pjesmarrës në Luftën ANÇ, partizan në Brigadën e Parë Sulmuese Partizane me komandant mallakastriotin Mehmet Shehu. Pra kjo martesë në një farë mënyre siguroi vazhdimësinë e domosdoshme të atij fisi njerëzor, gjë që tek ky çift u realizua në mënyrën më të mirë të mundëshme.
Për këtë grua të emancipuar, që përfaqësonte traditat me të mira të Mallakastrës, kishte dëgjuar se familja është një shoqëri në miniaturë, nga mirëqënia e së cilës varet siguria e gjithë shoqërisë së madhe njerëzore. E bindur për të bërë më të mirën për familjen dhe shoqërinë, ajo nuk iu nda përgjegjësisë vetiake për të marrë e kryer me nder detyra të rëndësishme, shtetërore dhe shoqërore. Zëri dhe emëri i Fatmira Kamberajt për të gjithë Mallakastrën, por edhe të Fierit, kishte krijuar një histori jete disi të veçantë, histori që kishte “marrë dhenë” duke krijuar tek kjo grua emërin e mirë vetën në saje të ndershmërisë dhe të vazhdimësisë të opinionit që kishin për të në të gjithë trevën e Mallakastrës.
Është në natyrën e njeriut të virtyetshëm që ta gjejë vlerësimin pikërisht tek ata që ai vlerëson. Fatmira Kamberaj për aq sa mundi të bënte në jetë si grua, mori vlerësime të larta siç ishin medaljet dhe dekoratat e shumta, të cilat kanë hedhur e hedhin dritë për punët e saja të çmuara për shoqërinë. Një ndër to ishte edhe dekorata e lartë, shpallja “Qytetare Nderi” (pas vdekjes) nga Këshilli Bashkiak i Mallakastrës me motivacionin që mund të ishte vetëm pronë e saj: “Për kontribut të shquar emancipues shoqëror të rinisë dhe gruas mallakastriote, duke ruajtur dhe lartësuar vlerat dhe traditat e krahinës”.
Ja, kjo ishte dhe ka mbetur në kujtesën e banorëve të Mallakastrës, Fatmira Kamberaj, ajo që sfidoi edhe arritjet e burrave.






















