Finlandezi Botas, triumfon në garën e Austrisë

492
Nga Agron KAJA
FORMULA 1/ Në eventin e 9-të të sezonit 2017, dy rivalët kryesorë për titullin, Fetel dhe Hemilton gabojnë me 0,6 sekonda
Valtteri Bottas ka fituar Çmimin e Madh të Austrisë, një garë që e dominoi nga fillimi në fund, edhe pse në dy xhirot e fundit Sebastian Vettel e rriti shumë presionin ndaj pilotit finlandez të Mercedesit. Vetëm 0,6 sekonda më shumë dhe Botas triumfon, ndërsa Fetel vazhdon shkëputjen nga Hemilton. Nga ana e tij, gjatë gjithë garës, Valteri Botas arriti t’i bënte ballë sulmeve të Sebastian Fetel për të siguruar fitoren e tij të dytë në karrierën në Formula 1, falë këtij triumfi në Çmimin e Madh të Austrisë. Piloti i Mercedesit i rezistoi mjaft mirë gjermanit të Ferrarit, për të siguruar këtë sukses me vetëm 6/10 e sekondës. Botas bëri një nisje spektakolare të garës, duke u shkëputur pa probleme që në kthesën e parë ndaj Fetel, aq sa për të filloi një hetim se mos kishte bërë gabim në start, duke u nisur para kohe. Pas rreth 20 xhirove, atij iu komunikua se nuk kishte asnjë lloj pasojë për nisjen e tij, periudhë gjatë të cilës ai kishte krijuar një distancë prej 7,6 sekonda ndaj Ferrarit që e ndiqte. Riçiardo siguroi vendin në podium falë një nisjeje shumë agresive të garës, kur kaloi Raikonen për të zënë vendin e ferraristit, pozicion që do ta ruante deri në fund. Raikonen më pas gaboi edhe në strategjinë e ndërrimit të gomave, duke përfunduar garën pas krahëve të Hemilton. Finlandezi hyri në bokse vetëm në xhiron e 41-të, ndërsa kur doli prej saj, kishte vetëm 2,5 sekonda diferencë nga Fetel. Ky i fundit shkurtoi distancën aq sa të mund të përdorte edhe sistemin DRS, por nuk ishte asnjëherë në gjendje të kalonte pilotin e Mercedesit, i cili preu i pari finishin. Në vend të tretë e përfundoi garën Daniel Riçardo me Red Bull, ndërsa Hemilton u ngushëllua me vendin e katërt. Në zonën e pikëve përfunduan edhe Groszhan, Perez, Okon, Masa dhe Stroll.
Deklarata e Botas: Nuk ndalem vetëm këtu
Piloti i Mercedesit, Valteri Botas, pas garës që fitoi dje në Çmimin e Madh të Austrisë, deklaroi se kishte pasur emocion për startin e tij. “Mendoj se, për mua, kjo ka qenë një nga garat më të vështira të këtij sezoni. Unë jam nisur në kohë, dhe në 20 xhiro mendoja se kisha qenë në rregull. Kur njoftuan se starti im kishte qenë i rregullt, atëherë fitova besimin se në këtë garë do dilja i pari. Kjo është gara e dytë që fitoj në këtë sezon, dhe shpresoj shumë që të mos ndalem këtu me fitoret e mia”. Kjo ishte gara e dytë që fitonte Botas, pas asaj në Rusi më 30 prill 2017.
Renditja në garën e Austrisë
Piloti Skuderia Xhiro Koha P
1.Valteri Botas Mercedes 71 1:21:48.523 25
2.Sebastian Vetel Ferrari 71 +0.658s 18
3.Daniel Riçardo Red Bull 71 +6.012s 15
4.Luis Hemilton Mercedes 71 +7.430s 12
5.Kimi Raikonen Ferrari 71 +20.370s 10
6.Romain Grosjean HAAS 71 +73.160s 8
7.Serxhio Perez Force India 70 +1 xhiro 6
8.Esteban Okon Force India 70 +1 xhiro 4
9.Felipe Masa Uilliams 70 +1 xhiro 2
10.Lançe Strool Uilliams 70 +1 xhiro 1
Renditja e përgjithshme e pilotëve
Piloti Skuderia P
1.Sebastian Vetel Ferrari 171
2.Luis Hemilton Mercedes 151
3.Valteri Botas Mercedes 136
4.Daniel Riçardo Red Bull 107
5.Kimi Raikonen Ferrari 83
6.Serxhio Perez Force India 50
7.Maks Verstapen Red Bull 45
8.Esteban Okon Force India 39
9.Karlos Sainz Toro Roso 29
10.Felipe Masa Uilliams 22
Renditja e konstruktorëve
Nr.Skuderia P
1.Mercedes 287
2.Ferrari 254
3.Red Bull 152
4.Force India 89
5.Uilliams 40
6.Toro Roso 33
7.HAAS 29
8.Renault 18
9.Sauber 5
10.McLaren 2
Garat e vitit 2017
Gara Data Fitues Skuderia Xhiro Kohët
Australia 26.03.2017 S. Vetel Ferrari 57 1:24:11.672
Kinë 09.04.2017 L. Hamilton Mercedes 56 1:37:36.158
Bahrein 16.04.2017 S. Vetel Ferrari 57 1:33:53.374
Rusi 30.04.2017 V. Botas Mercedes 52 1:28:08.743
Spanjë 14.05.2017 L. Hamilton Mercedes 66 1:35:56.497 
Monako 28.05.2017 S. Vetel Ferrari 78 1:44:44.340 
Kanada 11.06.2017 L. Hemilton Mercedes 70 1:33:05.154 
Azerbaixhan 25.06.2017 D. Riçardo Red Bull 51 2:03:55.573 
Austri 09.07.2017 V. Botas Mercedes 71 1:21:48.523 
Sigal