Ylli i basketbollit blen aksione te gjigandët anglez të Liverpool

273
Sigal

Pronarët amerikanë të Liverpulit kanë konfirmuar planin e investimit prej 543 milionë paund të kompanisë “RedBird Capital” dhe kanë mirëpritur yllin e basketbollit LeBron Xhejms në grupin e tyre të aksionarëve.

Legjenda e NBA-së, zotëronte 2% të aksioneve të “Reds”-ave që prej vitit 2011. Por, 36-vjeçari ka shtuar aksionet e tij nga grupi amerikan që ka në pronësi klubin “Fenway”.

Xhon Henri vazhdon të ketë mazhorancën e aksioneve të kampionëve të Anglisë, ndërsa aksionari i dytë më i madh është Tom Verner. Ata firmosën me kompaninë “RedBird”, duke i bërë ata aksionarët e tretë më të mëdhenj. Aksionet i shitën për shkak të humbjeve që ka shkaktuar Koronavirusi (120 mln paund).