Tashmë ka mbetur vetëm zyrtarizimi i transferimit të Berat Gjimshitit te skuadra Al Diriah në Arabinë Saudite.
Ishte vetë kapiteni i Kombëtares që kërkoi largimin, ndërsa do të prezantohet si lojtari i ri i Al Diriah pasi u arrit akordi i plotë me Atalantën në Serie A të Italisë, e cila përfiton rreth 3 milionë euro nga ky transferim.
Gjimshiti ndërkohë ka rënë dakord për kontratë 2-vjeçare dhe paga e lartë që do përfitojë në Arabinë Saudite u bë faktor në këtë transferim, ku i kishte mbetur vetëm një vit kontratë.
Me Atalantën në total luajti në 334 ndeshje, ndërsa kjo është eksperienca e parë jashtë Europës.





















