Ibra vendos në vështirësi Milanin, ja sa rrezikon të mungojë suedezi

164
Sigal

Nuk ka asnjë lajm ngushëlluese për Milanin nga testet e Ibrahimoviç dhe Çalhanoglu të dëmtuar ndeshjen e djeshme ndaj Romës. Sulmuesi suedez ka raportuar një dëmtim të muskulit të aduktorit të majtë dhe teksa pritet një ndalesë prej tre javësh.

Ndërkohë nuk ka lajme të mira as për turkun i cili ka një dëmtim në muskulin e këmbës së majtë dhe situata e tij do të rivlerësohet. Për Ibrahimoviç kohët e rimëkëmbjes nuk do jenë të shpejta.

Rikthimi i tij mund të ndodhë me Fiorentinën më 21 mars. Suedezi me shumë gjasa do të humbasë dy ndeshjet e Ligës së Europës kundër Mançester Junajtid dhe ndeshjet e radhës në kampionat kundër Udinezes, Veronës dhe Napolit. E vetmja shpresë te Milani është rikthimi i Çalhanoglu për ndeshjen e kthimit ndaj Junajtid ne Ligën e Evropës.