Oferta nga Katari për Manchester United do të thyejë të gjitha rekordet

137
Sigal

Sot, sheiku i Katarit, Yassim Bin Hamad Al Thani, pritet të paraqesë propozimin e tij zyrtar për blerjen e paketës së shumicës së aksioneve të Manchester United.

Në fakt, siç raportojnë mediat angleze, oferta e tij për familjen Glazers pritet të jetë aq e lartë sa të thyejë çdo rekord, madje duke kaluar edhe shumën e tepruar të paguar së fundmi nga Todd Boeli për Chelsea.

Mbetet për t’u parë nëse Glazers, të cilët janë në krye të United që nga viti 2003, do ta pranojnë ofertën, ndërsa në të njëjtën kohë presin një ofertë nga milioneri britanik, Jim Ratcliffe.