Meta takim me banorët e Njësisë Nr. 7: 14 maji, dita e triumfit të demokracisë

91
Sigal

Kreu i PL Ilir Meta ishte sot me banorët e njësisë 7 në Tiranë.

Meta deklaroi se 14 maji do të shënojë ditën e triumfit të demokracisë dhe rikthimit të bashkive tek qytetarët.

“Sot ishim në Njësinë Nr. 7 në Tiranë. Vijojmë rrugëtimin tonë për të dëgjuar qytetarët, të cilët kanë një padurim të jashtëzakonshëm për Ndryshim. Ecim të sigurtë drejt 14 Majit, ditën e triumfit të demokracisë dhe rikthimit të bashkive tek qytetarët.”