Moisi Dalipi: “Gjeografia” e Superiores me dhjetë skuadra

174
Sigal

Që prej vitit 1999 kur lindi e quajtura Kategoria Superioere, më të mirët e futbollit shqiptar do mblidheshin  bashkë  në atë grup për të zhvilluar kampionatin e tyre që më parë ishte quajtur Kategoria e Parë. Një emërtim ky që të paktën prej 1945 vlerësohej i tillë, kurse dy nevelet e tjera të formuara pak vite më vonë u emërtuan “Kategoria e Dytë” dhe “Kategoria e Tretë”. Me këtë lëvizje në emërtim, duket se u likujdua niveli i tretë për mungesë të cilësisë, por siç e shikojmë shfaqet si e tillë me ato pak ndeshje, që zhvillohen me sistem grubullimi dhe ku përfitojnë të drejtën për të marr pjesë në “Kategorinë e Dytë” vetëm dy skuadra. Gjithësesi, me këto nivele të futbollit të saj, Shqipëria ka kërkuar të prezantohet në përballjet me ekipe dhe skuadrën kombëtare në futbollin europian. Kaq mjafton për këtë emërtim që mori grupi i më të mirëve të futbollit shqiptar, që ata që e shpikën vazhdojnë ta quajnë atë, se u veprua kështu për të rritur cilësinë dhe garën sportive. Por në fakt po të krahasohet ky nivel i quajtur “Superior” me cilësinë e vendeve të tjera e kupton që është larg për tu quajtur dhe vlerësuar kështu. Për më tej analizojmë se është fakt se ky emërtim nën siglën “Kategoria Superiore” ka ndryshuar disa herë strukturën e saj me ekipet pjesëmarrëse që formojnë dhe zhvillojë garën e tyre në këtë nivel  futbolli. Për të kuptuar më mirë le të kthehemi pak mbrapa në kohë kur filloj të funksionojë  “Kategoria Superiore” me dhjetë skuadra. Kështu diku në fillim të gushtit të vitit, 2014  KE-ja e F.SH.F -ës vendosi që kampionati i “Kategorisë Superiore” për sezonin 2014-2015 do të jëtë me dhjetë skuadra dhe do të luhet me katër faza, me sistem vajtje-ardhje. Gjithashtu, Komiteti Ekzekutiv kishte  vendosur se skuadrat që do të renditet në vendin e nëntë dhe të dhjetë, do të zbresin direkt nga Kategoria Superiore, për t’u lënë vendin dy skuadrave kampione të dy grupeve në Kategorinë e Parë. Të njëjtin format federata e ka aplikuar për herë të parë (pas viteve 90′) në sezonin 2003-2004 dhe vijoi për tre sezone (2004-2005 dhe 2005-2006). Në 2006-2007 do të vinte sërish ndryshimi dhe, pasi ranë nga kategoria Skënderbeu dhe Lushnja, federata ngjiti nga Kategoria e Parë katër skuadra: Kastriotin, Flamurtarin, Luftëtarin dhe Apoloninë. Më pas u vijua për 6 sezone kampionat me 12 skuadra, derisa në 2011-2012 shkoi në 14 skuadra. Mirëpo, u vërejt se masiviteti nuk përbënte cilësi, ndaj federata e ndryshoi sërish strukturën duke e rikthyer për 2014-2015 me 10 skuadra. Ndyshimi vetëm që i është bërë kësaj formule më vonë qëndron në atë që dhe skuadra e Kategorisë Superiore që në fund të sezonit rreshtohet në vendin e 8 në klasifikim zhvillon një ndeshje plej-of  me ekipin më të mirë që del nga përballja e dy skuadrave të renditura në vendin e dytë në të dy grupet e Kategorisë Parë. Kështu fuksionon “Kategoria Superiore” në futbollin shqiptar. Në pamje të parë të duket se ka garë, ka cilësi dhe rivalitet edhe pse matësi më i mirë i saj është pjesëmarrja e futbollistëve që ky nivel futbolli ka në ekipin kombëtar. Të gjithë e pranojmë se në këtë drejtim faktet janë të tilla që numri i futbollistëve të tillë në ekipin kombëtar është tepër i pakët për të mos thënë i papërfillshëm. Por dhe në rastet kur ata janë thirrur në ekipin kombëtar shumë pak aktivizuar, për të mos thënë që ngrohin pankinën e rezervave të skuadrës. Kjo gjë është e pranishme, jo vetëm tek ekipi parë kombëtar, por dhe tek ekipet kombëtere të U-21 ,U-19 dhe U-16. Për t’u bindur më mirë mjafton të shikosh listat e futbollistëve që thirren nga trajnerët e këtyre ekipeve për grumbullime të  ndryshme dhe ndeshje. Pra, më qartë nga kjo “Kategori Superiore” ende nga futbolli ynë nuk po prodhohet ajo cilësi që pretendohet dhe lakohet aq shumë. Kjo mënyrë organizimi natyrshëm që ka prekur më shumë se asnjeherë tjetër gjeografinë e pjsëmarrjes së skuadrave të futbollit  shqiptar në “Kategorinë Superiore”. Po ti hedhësh një sy skuadrave që sot përbëjnë grupin e 10  ekipeve pjesëmarrëse, në sezoin 2020-2021 për “Superioren”, vetëm Teuta që nuk është larguar , ose e thënë më qartë që nuk ka rënë në “Kategorin e Parë”, që kur  emërtimi është bërë i tillë sepse të tjerat ose kanë ardhur nga një nivel më poshtë ose e kanë shijuar të luajnë futboll në këtë kategori më ulët. Kështu mund të themi për Vllazninë,Partizanin, Laçin, Tiranën, Kukësin, Kastriotin, Bylisin, Apolloninë dhe Skënderbeun. Pra  nga 10 skuadra që ka sot kjo “Kategoria Superiore”,  9 prej tyre janë ndëshkuar nga paraqitjet e tyre të luajnë futboll edhe në “Kategorinë e Parë”. Duke e krahasuar këtë gjë me vendet e tjera rezulton se ne jemi vendi i rekordeve, ku skuadrat që ne i quajën  cilësore, me traditë ose pjesë të “Kategorisë Superiore”  nuk kanë pasur një vijushmëri harmonike në këtë nivel futbolli. Por ti shtojmë këtij fakti dhe numrin e skuadrave që e kanë lënë “Kategorinë Superiore” dhe për momentin janë pjesë e “Kategorisë së Parë”, më forcohet bindja se “Kategoria Superiore” në futbollin shqiptar vetëm emrin ka të tillë, sepse me lëvizjet hyrje-dalje të skuadrave në këtë nivel futboll, gjithçka mund të quhet një organizim tërësisht i ç’organizuar. Kështu Dinamo, Burreli, Erzeni, Besëlidhja, Korabi, Egnatia, Besa, Lushnja, Tomorri, Flamurtari, Pogradeci dhe Elbasani janë një grup i madh me skuadra, që në sezonet e kaluara kanë qenë dikushi në “Kategorinë Superiore”. Pikërisht skuadrat që janë sot në “Kategorinë e Parë”  kanë marre plot 47 trofe, ku 21 janë tituj kampion, 20 Kupa të Republikës dhe 6 Superkupa. Dhe të gjitha janë fituar atje tek ai nivel futbolli që e quajnë “Kategoria Superiore”. Vetëm Dinamo ka plot 33 trofe të tilla. Për të vazhdusr më tej me Flamurtarin, Elbasanin  dhe Besën, që plotë nostalgji kujtojnë sot historinë e tyre në vite plotë vlera dhe suksese. Kjo është gjeografia sportive që na afron sot “Kategoria Superiore” e futbollit shqiptar që ka lënë jashtë saj Vlorën ,Kavajën, Elbasanin, Gjirokastrën, Beratin, Lushnjën, Lezhën. Që në gjykimin e parë konkluzioni është i qartë, “Kategoria Superiore” me 10 skuadra në garë ka lënë jashtë saj afërsisht gjysmën e historisë të saj të suksesit. Por edhe ato skuadra të “Kategorisë së Parë” që nuk kanë shijuar trofe të nivelit më lartë të futbollit, nga rradhët e tyre kanë nxjerrë talente cilësore deri tek ekipet kombëtare. Nga Besa kanë dalë  në mënyrë traditcionale elemtët të tillë nga Elbasani dhe Vlora, nga Lushnja dhe Lezha gjithashtu e për vazhdur më tej me Gjirokastrën dhe Beratin, pa kujtuar  këtu plejadën e famshme të futbollistëve të Dinamos qe i jepnin emër ekipit kombëtar. Një gjë e tillë ndoshta do të bëjë që futbolli në Shqipëri të ndahet në Veri-Jug, sepse rasti e kërkon të thuhet se shumë shpejt  nuk do ketë skuadra në “Kategorinë Superiore” nga qytetet e Jugut. Por në kryeqytet në Tiranë, shumë shpejt ndoshta që sezonin e ardhshëm do kemi në Superiore jo vetëm Partizanin dhe Tiranën, por dhe rikthimin e Dinamos, pa folur këtu që Kukësi ka disa vite që stërvitet në kryeqytet. Pra,kjo e famshme “Kategori Superiore” me 10 skuadra pjesëmarrëse në garë e ka përqëndruar futbollin në pak qytete ose e thënë ndryshe vetëm në një pjesë të Shqipërisë edhe pse futboll luajnë të gjithë. Duke parë problemin në vëzhgimin e “gjeografisë” sportive rezulton se kjo mënyrë  organizimi e “Kategorisë Superiore” me ato rregulla dhe drafte për zbatime ka cunguar dhe zvogëluar hartën e futbollit shqiptar. Ato kanë prekur vlerat, historine e futbollit dhe dëshirën e  njerzëve që duan të luajnë futboll në qytetet e tyre. Kështu “Kategoria Superiore” me 10 skuadra duhet të ndryshojë  në emër të cilësisë sportive  dhe dashurisë që kanë brezat për futbollin.