Vasili: Strategjia e vetme e Edi Ramës për të përballuar pandeminë është vetëm mashtrimi

155
Sigal

Të nderuar qytetarë dhe qytetare!
Në këto kohë shumë të vështira Covidi, jam këtu për të ndarë me ju një dëshmi vërtetë skandaloze, të asaj si e kupton dhe se si kërkon të bëjë sikur e lufton Covidin, Edi Rama dhe cili është mentaliteti i tij për ta luftuar atë.
Keni mundësinë të ndiqni një video, të reklamuar, promovuar nga vetë Edi Rama, ku ju shikoni në video se si stimulohet, tregon se si bëhet shërbimi shëndetësor dhe shikoni se si bën sikur infermieri, por nuk bën injeksion, por bën sikur po bën injeksion.
Siç e kuptoni më së miri, ka vetëm një strategji të Ramës për të përballuar Covidin, bashkë me qeverinë e tij, një strategji të ndarë në disa faza, por çdo fazë ka veç një emër, mashtrim, faza e para, e dytë, e 12, 124 është vetëm mashtrim. Në vend që Rama të sigurojë barnat dhe vaksinat e duhura, u tregon shqiptarëve se si nuk duhet, se si duhet gënjyer qytetari, se si duhet kaluar dora përsipër, por nuk duhet shtypur shiringa që të bëhet bari. Ky është mashtrimi.
Nuk ka para që të ju afrojë ushqim dinjitoz qindra të sëmurëve, nuk rimburson miliona, miliarda që harxhojnë shqiptarët për tu shëruar nga Covid. Vetëm 100 mijë euro janë shpenzuar në recetat anti-Covid për të ju dhënë qytetarëve, ndërsa qytetarët janë shpenzuar 100 e ca milionë euro. Më pak se 1 të njëmitën ka shpenzuar Edi Rama nga paratë e tij. Strategjia e Ramës ka qenë vetëm, gjoba, dënime, autoblinda, video mashtruese.
Kujtoni videot e Spanjës, që akuzonte Spanjën për revoltat politike në Algjeri dhe i shiste ato si dhunë për Covidin. Pra duhet ta keni shumë të qartë dhe mos kini iluzione. Nuk mendon për vaksina, sepse bie një trastë ilegale, nuk mendon se si bëhen realisht dhe ndihmohen të sëmurë, se si të bëhen testime me mijëra shumë herë më tepër se kaq, se si duhen gjurmuar rastet e dyshimta, se si duhen trajtuar të sëmurë, pra të gjitha etapat themelore se si të trajtohet një pandemi, por ka vetëm një mëndje, në kokën e tij; mashtrimi dhe gjobat, duke e kthyer policinë në një polici politiko-elektorale që me gjobat e saj nuk i ka dhënë asnjë lloj ndihme pandemisë, pasi pandemia gradualisht është rritur 50-herë dhe nuk është pakësuar aspak.
Edi Rama është lakuriq para jush si mashtrues, e kuptoni që fillim e mbarim vetëm e ka përdorur politikisht. Ky moment shumë i rëndë, shikoni është shumë tragjike, Edi Rama reklamon se si të mashtroni të sëmurët dhe ky do ti ruajë. Kjo video tregon se Tirja dhe Edi Rama janë e njëjta gjë. Pra Tirja Rama dhe Rama Tirja janë emri dhe mbiemri i njëra-tjetrës. Të jeni shumë të bindur të nderuar qytetarë dhe qytetare, ju do të shkoni në 25 prill. Por përveç shumë gjërave të tjera, ju duhet të mendoni, hallet pa fund tuajat të pazgjidhura, mijëra biznesve të mbyllura që nuk ju dha asnjë ndihmë, mos harroni kurrë këtë video mashtruese.
Kur të shkoni në zgjedhje në 25 prill mund të votoni këto që është zgjidhja juaj, por kurrë një mashtrues që ju tregon të gjithëve, e ju tregon gjithë shqiptarëve që mashtrimi është mënyra e tij të të menduarit. Ai për shqiptarët ka vetëm një zgjidhje, ti gënjejë e mashtrojë, sikur kjo shiringë që bën sikur e shtyp. Mos e harroni kurrë këtë video në 25 prill. Do të ishte një faj i madh i gjithsecilit nëse do ta harronte dhe një herë të vetme. Ky është kryemashtruesi që është ulur aksidentalisht në karrigen e qeverisë. Ky është mashtruesi që duhet qëruar sepse bën sikur me shqiptarët dhe në pandeminë që po merr jetën e tyre.
Mos e harroni