Shira të dendur dhe rrëshqitje dherash, ARRSH: Shoferët të tregojnë kujdes

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dhënë një informacion në lidhje me situatën e rrugëve, që paraqesin problematika për shkak të motit të keq që ka përfshirë vendin tonë.

Sipas ARRSH-së, gjatë natës ka pasur reshje me intensitet në të gjithë territorin, duke bërë që në disa rrugë të ketë probleme, kjo thuhet se nuk ka penguar qarkullimin e mjeteve.

NOA

Ndërkohë që në Shëngjergj ka pasur rrëshqitje dherash.

Njoftimi:

Është punuar për rënien e inerteve, në aksin e Valbonës.

Në Skuraj-Burrel tek aktivizimi i rrëshqitjes në km 14+ 600.

Në km 87, në fshatin Vrishë, aksi Fushë Arrëz-Kalimash.

Po punohet në Shëngjergj për rrëshqitjen e një masivi me zhavorishte.

Në Llogara ka patur reshje breshëri me intensitet shumë të lartë, është punuar nga kontraktori për pastrimin.

Ndërkohë ARRSH i bën apel drejtuesve të mjeteve të tregohen të kujdesshëm për shkak të reshjeve, të reduktojnë shpejtësinë dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore.