Chelsea fiton derbin ndaj Crystal Palace dhe merr vendin e tretë (VIDEO)

360
Sigal

Chelsea mori një fitore 2-3 në derbin e vogël të Londrës përballë Crystal Palace. Në “Selhurst Part” të Londrës, skuadra e drejtuar nga Franck Lampard mori kontrollin e ndeshjes menjëherë dhe arriti të kalojë në avantazh që në minutën e 6-tëme anë të sulmuesit francez Olivier Giroud.

Në minutën e 27-të ishte fantazisti amerikan Cristian Pulisic i cili shënoi edhe golin e dytë për skuadrën e Lampard, por vendasit u zgjuan pas këtij goli dhe rihapën takimin me anë të francezit Zaha. Në pjesën e dytë Lampard aktivizoi sulmuesin e ri të talentuar Tammy Abraham, i cili vetëm 5 minuta pasi shkeli në fushë, arriti të shënojë edhe golin e tretë për “blutë e Londrës” megjithatë ndeshja nuk mund të ishte aspak e qetë.

Kjo pasi vetëm një minutë më vonë ishte Christian Benteke që shënoi në portën e Arrizabalagës dhe rihapi sërish takimin, ndërsa deri në fund vendasit krijuan disa mundësi të mira shënimi, por pa ia dalë të rikthejnë baraspeshën.

Me këtë fitore Chelsea ngjitet në vendin e tretë me 60 pikë ,duke konsoliduar disi pozitat në zonën Champions, ndërsa Crystal Palace regjistroi humbjen e katërt radhazi.