Edhe pse fundgushti, turistët italianë janë dyndur në portin e Vlorës për të kaluar pushimet, ndërsa shumë të tjerë kthehen në shtëpitë e tyre pas qëndrimit në plazhet dhe qytetet shqiptare.
Të shumtë janë edhe shqiptarët që jetojnë jashtë që vijnë për pushime, duke e kthyer Vlorën në kryeqendër turizmi.Në portin e Vlorës, flukset e udhëtarëve dhe mjeteve mbeten të larta.
Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale pamje, ndërsa shkroi: “Pushtimi italian i Portit të Vlorës”.Gjithë muaji gusht ka shënuar fluks të lartë udhëtarësh dhe mjetesh në Portin Detar Vlorë.
Në kuadër të menaxhimit të këtij fluksi të shtuar, autoritetet portuale kanë marrë të gjitha masat për sigurinë dhe ofrimin e një shërbimi sa më cilësor për çdo udhëtar.
Rama : Paketë e integruar investimesh në Sarandë
Rreth 2 mijë hektarë tokë bujqësore në Vrinë të Sarandës do të mbrohen më mirë nga përmbytjet, erozioni dhe depërtimi i ujërave të kripura pas rehabilitimit të argjinaturës së kanalit K-17. Rama në reagimin e tij bëri me dije: Butrint, Sarandë, ku faza e parë e rehabilitimit të argjinaturës së kanalit K-17 në Vrinë, me rreth 1.3 km të përforcuar, garanton sot mbrojtje më të mirë për rreth 2,000 hektarë tokë bujqësore, duke reduktuar rrezikun nga erozioni, përmbytjet dhe depërtimi i ujërave të kripura nga Kanali i Vivarit
Vijimi i ndërhyrjeve me fazën e dytë të rehabilitimit të argjinaturës të kanalit K-17 në Vrinë, si pjesë e një pakete të integruar investimesh që përfshin edhe modernizimin e sistemit të ujitjes dhe kullimit, do të garantojë mbrojtjen afatgjatë të tokave bujqësore dhe më shumë siguri për prodhimin, ekonominë lokale dhe zhvillimin e qëndrueshëm të gjithë zonës .






















