Nufi: Forcat e Armatosura vijojnë angazhimin për shuarjen e vatrave të zjarrit

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi informoi se Forcat e Armatosura vijojnë intensivisht angazhimin për izolimin dhe shuarjen e vatrave të zjarrit në vend.

Nufi tha se “në Gurë-Lurë, Dibër zjarri është izoluar falë korridoreve të hapura, teksa vijon puna për shuarjen me 30 efektivë të FA dhe dy avionë Air Tractor”.

Sigal

Sipas tij, nuk ka rrezik për përhapjen e zjarrit pranë banesave.

“Në Tërbun, Pukë operacioni vijon me 30 efektivë të FA dhe dy helikopterë dhe nuk ka rrezik për zonat e banuara”, tha Nufi.

Ministri Nufi bëri të ditur gjithashtu se në Dajt (Tiranë) vijon operacioni për izolimin e vatrës me 50 efektivë të FA dhe një helikopter.

“Nuk ka rrezik për zonat e banuara, zjarri në Priskë është nën kontroll, ndërsa në Vakumone vatra e zjarrit është izoluar”, tha Nufi.