11 kg kanabis në magazinë, arrestohet 64-vjeçari në Fier

146
Sigal

Një 64-vjeçar është arrestuar pasi i gjetën 11 kg në magazinën e tij.

Policia organizoi një operacion të koduar “Bregasi” dhe ushtruan kontroll në banesën e R. Hoxhajt në Peshtan të Fierit.

Magazina ndodhej në oborrin e banesës ku jeton Hoxhaj.

Njoftimi i policisë:

Fier

Policia ka goditur një tjetër rast të veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Bregasi”.

Sekuestrohen 11 kg lëndë narkotike cannabis sativa, vihet në pranga poseduesi i saj.

Në vijim të punës për parandalimin dhe ndëshkimin e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, nga Komisariati i Policisë Fier në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier, u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “Bregasi”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R. H., 64 vjeç, banues në Peshtan Bregas, Fier.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, në magazinën në oborrin e tij u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale 11 kg lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.