Uji 24 orë në të gjithë vendin, mund të arrihet në 2029

192
Sigal

Premtimit elektoral për ujin e oijshëm, i del boja, u përdor gjatë fushatës si një kurth politik për të rrëmbyer votat. Ujësjellësat janë me borxhe deri në fyt, por punësimet e militantëve nuk ndalen, edhe pse këta nuk shkojnë asnjë ditë në punë, madje nuk e dinëas godinën e ujësjellsave, pasi për ta  vlen vetëm karta bankare për të tërhequr rrogën çdo muaj nga bankomati

Furnizimi me ujë të pijshëm 24 orë,  kurthi poltik për të rrëmbyer vota

Ulet buxheti për sektorin e ujit , furnizimi 24 orë me ujë në të gjithë vendin të arrihet në vitin 2029

 

-37% e qytetarëve nuk kanë mundësi të paguajnë ujin

-Ujësjellës-Kanalizimet i kanë borxh OSHEE-së 170 miliardë lëkë, bankave 100 mln euro

-Katërfishimi i çmimit, fatura minimale e unifikuar e ujit të jetë 1,400 lekë, nga 350 lekë që është

 

Shqipëria është vendi i tretë në Europë për burimet ujore, por shqiptraët nuk kanë ujë të pijshëm në shtëpi. Premtimi më i përsëritur i forcave politike qysh në fushatat më të para, ka qenë 24 orë ujë.Para zgjedhjeve PS garantoi se se çështja e ujit nuk do të jetë më temë politike, pasi buxheti për ujin do të rritet me 40%, ndihmuar dhe nga qeveria gjermane, zvicerane dhe franceze.

Borxhli deri në fyt, por punësimet nuk pushojnë

Pra për 3mln njerëz duhen 5miliardë euro dhe 25 vjet që të ketë ujë 24h pa ndërprerje. Sikur të mos mjaftonte kjo, ujësjellësit nuk kanë ngurruar që të zgjerojnë stafet. Trendi i rritjes së stafit në sektor vazhdon akoma, dhe për vitin 2020, i cili rezulton i shtuar me 213 punonjës.

Ujësjellës-Kanalizimet shpenzojnë  miliarda për punësimet klienteliste dhe elektorale, ndërkohë që i kanë borxh OSHEE-së 170 miliardë lëkë, bankave 100 mln euro dhe mbi 200 mijë abonent nuk paguajnë ujin. Ndërkohë që çmimi është nga më të shtrenjtit në botë, ERRU i hap dritën jeshile katërfishimit të faturës së ujit.

 Buxheti

Shpenzimet buxhetore për furnizimin me ujë dhe kanalizime do të pësojnë rënie gjatë 2 viteve të ardhshëm. Për vitin 2021, buxheti i akorduar për këtë program është 12.7 mld lekë, ndërkohë që sipas programit buxhetor afatmesëm për vitin 2022 parashikohet një ulje e ndjeshme në 9.4 mld lekë. Për vitin 2023 shpenzimet buxhetore për furnizimin me ujë dhe kanalizime parashikohet të jenë 12.3 mld lekë, ndërkohë që 2024-ën parashikohet një rritje në raport me buxhetin e këtij viti, duke arritur në 13.6 mld lekë.

Ndërkaq, referuar treguesve të performances, qeveria synon që deri në vitin 2023 zona bregdetare të ketë furnizimin me ujë 24 orë, ndërkohë që orët mesatare të furnizimit me ujë të pijshëm në rang kombëtar të rriten në 14 orë, nga 12.5 orë që ishte në vitin 2020.  Mbulimi me shërbim furnizimi me ujë të pijshëm në zonat urbane parashikohet të arrijë në 95% në vitin 2023, duke u rritur me 1% në raport me vitin 2020. Ndërkohë që, për zonat rurale në vitin 2023 mbulimi me këtë shërbim do të arrijë në 62%. Nga 59% që ishte në vitin 2020. Ndërkaq, sa i takon mbulimit me kanalizime për qytetet mbulimi do rritet me 1%, duke arritur në 81%, ndërsa për fshatrat do të rritet në 22%, nga 16% që ishte në 2020-ën.

Qeveria parashikon edhe një reduktim të humbjeve të ujit në rrjet, duke shkuar në 50% në vitin 2023, nga 62% që ishte në 2020-ën. Sipas Entit Rregullator të Ujit, në raport me vitin 2019, gjendja në sektorin e ujit gjatë vitit 2020 u përkeqësua në drejtim të ujit pa të ardhura, normës së arkëtimit, mbulimit të furnizimit me ujë dhe mbulimit të kostove direkte të operimit dhe mirëmbajtjes. Ndërkohë që, sipas Strategjisë Kombëtare të Sektorit të Furnizimit me Ujë dhe Kanalizimeve, 2020-2030, furnizimi 24 orë me ujë në të gjithë vendin të arrihet në vitin 2029.

SHPENZIMET BUXHETORE PËR FURNIZIMIN ME UJË DHE KANALIZIMET

2021  12.7 mld lekë

2022  9.4 mld lekë

2023  12.3 mld lekë

2024 13.6 mld lekë

 

 

Kostot e fshehura të ujit të pijshëm,

Pandemia rrit me 11% debitorët ndaj UKT. Edhe pse Shqipëria është e treta në Evropë për burimet e shumta ujore, shqiptarët nuk kanë ujë të pijshëm në shtëpi, nuk e kanë furnizimin e ujit 24 orësh, porse paguajnë shumë shtrenjtë çmimin e ujit, dhe e krahasuar me të ardhurat, mund të themi se shqiptarët e paguajnë shumë më shtrenjtë ujin sesa gjermanët, grekët, suedezët.

Nga 1 janari i vitit 2018, qytetarët do të paguajnë më shumë për ujin e pijshëm.

Rritje me 75 % çmimi i ujit të pijshëm në 2020-ën. Nërkohë viti i pandemisë ka sjellë një rritje të debitorëve ndaj ujësjellës-kanalizimeve në Tiranë (UKT), tregojnë shifrat zyrtare nga Bashkia Tiranë. Sipas këtyre të dhënave, mesatarja mujore e numrit të debitorëve përgjatë 12 muajve të vitit 2020 ka qenë rreth 93 mijë individë/kontrata.

 

Kreu i ERRU: Asnjë ujësjellës s’e merr ndershmërisht aktin higjieno-sanitar

Ndriçim Shani, kreu i ERRU-së, gjatë raportimit në parlament mbi raportin vjetor të institucionit që ai drejton, për vitin 2020, foli për rishikim çmimit të ujit dhe metodologjinë e re. Kreu i ERRU-së solli në vëmendje  pajisjen e shoqërive me aktin e inspektimit higjieno-sanitar, duke kërkuar ndryshime legjislative, pasi sipas tij, edhe ato kompani që e kanë marrë aktualisht, nuk e kanë përfituar me ndershmëri.