Policia gjen 1.2 ton kanabis pranë Ishullit te Sazanit

479
Rreth 1.2 ton drogë u gjeten nga policia paraditen e kësaj te diele, pranë Ishullit të Sazanit, në gomonen e braktisur nga trafikantet ditën e shtune. Sipas policisë, mjeti dyshohet se mund të ketë ardhur nga Italia, ndërsa ende nuk janë identifikuar skafistët, të cilët nuk dihet nëse janë mbytur apo janë larguar.
Policia sqaron se pjesa më e madhe e drogës kishte rënë nga gomonia në det. E gjithë sasia e grumbulluar e kanabisit ndërkohë, është transportuar në zonën e Radhimës ku ndodhet dhe reparti i Delta Forcës.
Sigal