Shembja e TK-së, aktori Radoja: Artistët u shitën, u dhunuan dhe u tradhtuan. Pushteti na shkeli me këmbë

298
Sigal

Aktori i njohur, Guljem Radoja, ka komentuar sot shembjen e Teatrit Kombëtar që u shkatërrua më shumë se 2 muaj më parë. Në një intervistë Radoja tha se aktorët janë dhunuar dhe janë tradhtuar.

Aktori i njohur më tej shtoi se  shumë artistë u blenë dhe secili prej tyre do të përgjigje pasqyrës për fytyrën e vetë.

Na dhunuan. Ishte një dhunë që prodhoi një ndasi shumë të madhe. Ne nuk e kemi pas njohur njëri-tjetrin. Shumica prej nesh u blenë por secili para pasqyrës përgjigjet për fytyrën e vetë. Pra, pushteti të shkel me këmbë dhe ata, jam i sigurtë, që fërkojnë duart se shkatërruan atë godinë në mënyrë të pabesë. Na tradhëtuan”, tha Radoja.