Mjafton t‘i shikosh të rreshtuar në ring për të arritur në përfundimin se boksi në familjen Zeneli nuk është thjesht një sport, por një traditë që duhet ruajtur si fe, së cilës i beson gjithëkush. Ndaj nuk përbën çudi, kur sheh se dhe tre të rinj të kësaj familje që janë kampionë për të rinj dhe pionier. Tradita ruhet me fanatizëm. Duket se tek kjo familje sportive gjen gjithënjë, një palë doreza boksi!
Familja Zeneli është një rast i veçantë në historinë e sportit vlonjat dhe atij kombëtar, sepse në kornizën e 35 vjetëve është e pranishme me kontributin e saj në sportin e boksit dhe mundjes me plot dhjetë antarë të familjes tyre. Të dhjetë janë kampion dhe po të dhjetë antarë të ekipit kombetar. ”Muzeu” i familjes Zeneli. Dhe gjithçka ka nisur në vitin 1981 me dy vëllezërit Ruzhdi e Leonard Zeneli, kampion në mundje, për shumë vite rresht tek Flamurtari e Partizani, madje Ruzhdiu 8 vjet rresht kampion kombëtar e ka shijuar këtë sukses edhe ne kampionatin grek pas vitit 1990. Jo pak i suksshëm dhe Lenonard Zeneli: ky mjeshtër i tapetit të mundjes që vitet 1994-2001 regjistron plot 7 tituj kampion kombëtar. Por jo vetëm kaq. Pas vitit 1991 e në vazhdim me rilindjen e sportit të boksit familja Zeneli do kthehet në një “dinasti” më vete, sepse janë plot tetë pjestarë të kësaj familje që janë në ring. Shumë tituj kampion, shumë trofe, shumë kupa e vlerësime ndërkombëtare e zbukurojnë bukur “muzeun “ sportive të familjes Zeneli.
Trajneri sukseshëm Gëzim Zeneli
Është 58 vjeç, por konstrukti tij fizik e tregon shumë të ri. I fortë, i qetë, me fjalë që zgjedh me kujdes më shumë flet për boklsierët që ka stërvitur gjatë 28 vjetëve me detyrën e trajnerit se sa për vete. Është nga të parët e familjes Zeneli, që ju përkushtua sportit përpara viteve 1980, por si atlet.Vetëm disa vite në këtë sport, sepse më vonë kushtet e punës e larguan nga ky sport. Por rikthimi tij do jetë i plotësuksesshëm në 1991 me rilindjen e sportit të boksit.”Në vitet që largova nga atletika pëlqeja shumë mundjen dhe boksin. Shpesh herë me vëllain Ruzhdiun që ishte kampion në mundje bënim boks në një ring të improvizuar në kopshtin e shtëpisë tonë”. Këtu ka nisur dashuria e trajnerit Gëzim Zeneli për boksin. Dhe gjatë afër tre dekada si trajner boksi i Flamurtarit. Ky trajner ka nxjerrë plot 53 kampion në peshat respektive. Alket Muço, Gent Kamberi, Arsen Doko, Stiliano Zeqo, Dhimitraq Metani, Delton Meta, Bledar Zeqo, Eduart Hoti , Ervin Ceta, Fred Lutaj e shumë e shumë të tjerë janë kontribut i punës të këtij trajneri pasionant që në krye të Flamurtarit në rivalitet të plotë me Vllazninë i ka sjellë Vlorës dy tituj kampion dhe tre herë fitues të Kupës me ekipin e tij të boksit. Zvedes trajner i ekipit kombëtar dhe disa turne ndërkombëtar dhe trajner i tij. Për të gjithë këto kontribute afro tre dekada për boksin vlonjat dhe atë shqiptar më 27 qershor 2017 Presidenti i Republikës e Z.Bujar Nishani e ka dekoruar trajnerin Gëzim Zeneli me Medaljen “Mjeshtër i Madh “. Por prania e Gëzim Zenelit si trajner boksi ka bërë që në këtë sport burrëror të bëjnë pjesë në vite si sportistë të Flamurtarit dhe shumë nga vëllezërit, nipërit, fëmijët dhe të afërmit e tij.
Maksim e Nuri Zeneli “ fluturat” e ringut
Maksim Zeneli është nga të parët në Vlorë që pas vitit 1990 ju përkushtua boksit. Për tre vjet ai u ngjit në ring me tërë forcën e moshës duke arritur të shpallet kampion në peshën e tij. Trazicioni sportit shqiptar e detyroi këtë djalosh të fuqishëm të emigrojë jashtë vendit duke marrë me vete respektin e opinionit sportiv. Në vitet 1997-2002 një tjetër pinjoll i kësaj familje të madhe sportive, Nuri Zeneli do jetë kampion i rradhës në peshën 54 kg, duke vazhduar bukur traditën. Pesë herë kampion kombëtar dhe antarë i ekipit kombëtar do jetë biografia e sportive e këtij boksieri të vlerësuar së bashku me Maksim si “fluturat: e ringut.
Rexhildo Zeneli me objektiv boksin profesionist
Që në moshën 12 vjeçare Rexhildo Zeneli i biri trajnerit Gëzim Zeneli është ngjitur në ring si pjesë e Flamurtarit. Dhe tashmë që kanë kaluar 10 vjet ai nuk njeh asnjë humbje në kampionatet kombëtare edhe aktivitetet e kupave. Kampion tek pionerët, të rinjtë dhe për të rritur në 56 kg, 60 kg dhe 64 kg. Në vitin 2012 kur ishte vetëm 16 vjeç Rexhildo është kampion i trefishtë në peshën e tij për të rinj deri 16 vjeç, senjor deri në 18 vjeç dhe të rritur. Në vitin 2014 në kampionatin Evropian të zhvilluar në Roterdam të Hollandës meritojnë medaljen e bronxët. Ka zhvilluar deri tani 13 takime ndërkombëtare me ekipin përfaqësues ku është shquar në teknikën e lartë dhe shpirtin e garës. Ka disa muaj që stërvitet nga trajnerët rus pranë klubit gjerman të Bilefendit për të kaluar në orbitën e boksit profesionist.
Krenar Zeneli , fituesi absolut në peshën 56 kg
Në këto dy vitet e fundit anketat sportive e vendosin dhe boksierin vlonjat Krenar Zeneli në podin e më të mirëve të sportit shqiptar. Ai është pjesë e familjes të përkushtuar të boksit Zeneli. Është vetëm 23 vjeç dhe njeh vetëm rritje dhe suksese në karrierën e tij. Për pionier, të rinj dhe këto tre vjetët e fundit për të rritur: është kampion aspoluit në peshën e tij. Ka një boksim shumë specifik dhe nuk i dorëzohet lehtë kundështarit. Këto dy vitet e fundit ka njohur vetëm gjuhën e suksesit për këtë boksier të nivelit lartë të peshës 56 kg. Në vitin 2017 është kampion kombëtar, fitues kupe, fitues i tuneut “Adem Jashari”, fitues në kupën e Pamvarësisë në Kosovë, fitues në turneun “Mimoza e Artë” në Mal të Zi, fitues në memorialin Vllazni , nënkampion në “Gogun e Artë “ dhe vendi pestë në peshën e tij në Evropianin e Brailas në Rumani. Për vitin 2018 Krenar Zeneli është përsëri kampion kombetar në peshën e tij 56 kg dhe fitues i Madaljes Argjendë në Lojrat Mesdhetare “Tarragona –Spanjë 2018 “. Për të gjitha këto suksese në korrtik të vitit 2018 në takim falenderimi të zhvilluar në Bashkinë e Vlorës, kryebashkiaku Dritan Leli e ka vlerësuar boksierin Krenar Zeneli me Medaljen “Mirënjohja e Qytetit të Vlorës „. Për vitin 2019 ky boksier cilësor ka objektiva dhe më të larta për aktivitetet kombëtare dhe ndërkombëtare. Antarë i ekipit kombëtar-e thënë qartë- Krenar Zeneli është kurorëzimi më i mirë i vlerave sportive të kësaj familje të nderuar në sportin shqiptar
Sporti boksit një traditë familjare që vazhdon
Por në “arsenalin “sportiv të kësaj familje sportit boksit është si një “ besim fetar” më vete pse tradita vazhdon bukur dhe me ritmin saj. Mateo Zeneli 16 vjeç. Eduart Zeneli 16 vjeç dhe Ariol Zeneli 13 vjeç janë kampion në peshat e tyre për të rinj e pionerë. Këta të tre janë përcaktuar nga specialistët si e ardhmja e boksit shqiptar. Kështu kjo familje sportive e nderuar dhe respektuar po ecën drejt traditës më të mirë të saj dhe lavdia i vjen nga pas. Familja Zeneli me brezat që i ka dhënë boksit shqiptar në vite është pa asnjë dyshim “dinasti” më vete që duhet respektuar dhe vlerësuar.