Skuadra e 5 shqiptarëve shpallet kampione në Zvicër

158
Sigal

Zurich është shpallur kampion për herë të 13-të në Superligën e Zvicrës. Ky është titulli i parë që nga viti 2009.

Skuadra e drejtuar nga Andre Breitenreiter e ka siguruar titullin e më të mirit për këtë sezon, katër javë para fundit të tij.

Në ndeshjen e vlefshme për javën e 32-të në elitën e futbollit zviceran, Zurich fitoi 0-2 në transfertë me rivalin kryesor, Baselin.

Me fitoren e regjistruar sot, Zurich ka 72 pikë në krye të tabelës dhe 16 më shumë se Baseli i vendit të dytë.

Vlen të theksohet se te skuadra tani 13 herë kampione e Zvicrës, aktivizohen pesë futbollistë shqiptarë: Fidan Aliti, Mirlind Kryeziu, Lindrit Kamberi, Blerim Xhemaili dhe Bledian Krasniqi.