Agim Nesho: Demokracia dhe influenca burokrate

Diplomati Agim Nesho: Shqipëria narkoshtet që pastron paratë e pista, Rama ka blerë influencë në burokratët perëndimorë

Problemi kryesor në Shqipëri është mënyra e qeverisjes së vendit, është korrupsioni galopant, është bashkëpunimi i krimit të organizuar. Dhe në fakt, nuk është një Shqipëri liberale që po ndërton ndërtesa të fuqishme, por është një Shqipëri që i përket një narkoshteti, ku mafia dhe krimi i organizuar bëjnë pastrimin e parasë

 Protestat e pandërprera popullore në Shqipëri kanë shkaktuar një goditje të rëndë dhe të pakthyeshme në imazhin ndërkombëtar të kryeministrit Edi Rama. Gjatë një interviste diplomati Agim Nesho ka bërë një analizë të detajuar të zhvillimeve politike ku ka  hedhur dritë mbi mënyrën sesi perëndimi po e sheh aktualisht qeverisjen shqiptare, duke theksuar një zhgënjim të thellë në radhët e ndërkombëtarëve.

NOA

Gjatë 13 viteve të fundit, në arenën ndërkombëtare ishte ndërtuar një vizion paralel për Shqipërinë. Përmes një propagande të mirëmenduar. Kreu i qeverisë shpesh e portretizonte veten si një lider modern dhe liberal që po e nxirrte vendin nga primitivizmi për ta afruar me Bashkimin Evropian, duke i cilësuar bashkëkombësit si “talebanët e Evropës” që kishin nevojë për drejtimin e tij. Kjo fasadë u mbajt e paprekur për shumë kohë përmes blerjes së influencës në qarqe të caktuara dhe tek burokratët perëndimorë.

Megjithatë, revolta e vazhdueshme e qytetarëve ka ndryshuar tërësisht fushëpamjen e ndërkombëtarëve. Tashmë mediat e huaja dhe institucionet perëndimore po e shohin qartë se problemi thelbësor në Shqipëri është korrupsioni galopant dhe bashkëpunimi me krimin e organizuar. Vendi nuk po shihet më si një shtet liberal që zhvillohet përmes ndërtimeve luksoze, por është etiketuar si një “narkoshtet” dhe si lavatriçja më e madhe e pastrimit të parave në botë, terma që deri pak kohë më parë mbaheshin me rezerva.

Sot, situata paraqitet tërësisht e përmbysur, veçanërisht në raportin me Shtetet e Bashkuara. Imazhi i qeverisë shqiptare në Ëashington përshkruhet si shumë më i zi sesa ai në Bruksel. Kjo ndodh pasi Bashkimi Evropian shihet nga analistët si një palë bashkëfajtore që, për më shumë se një dekadë, zgjodhi të investonte tek individë të caktuar në pushtet dhe jo tek ngritja apo forcimi i institucioneve demokratike të Shqipërisë.

Ajo që po ndodh në Perëndim është një zhgënjim i madh nga ajo që ka ndodhur në Shqipëri, duke e parë në fillim si një revolucion me ngjyrë, si një revolucion për mbrojtjen e ambientalizmit, dhe më vonë nga pjesëmarrja aktive në rrjetet sociale, por edhe shtypi ndërkombëtar ka treguar që problemi kryesor në Shqipëri është mënyra e qeverisjes së vendit, është korrupsioni galopant, është bashkëpunimi i krimit të organizuar. Dhe në fakt, nuk është një Shqipëri liberale që po ndërton ndërtesa të fuqishme, por është një Shqipëri që i përket një narkoshteti, ku mafia dhe krimi i organizuar bëjnë pastrimin e parasë, duke e kthyer Shqipërinë në lavatriçen më të madhe që mund të ketë sot në botë, dhe kjo është thjesht një diçka që deri tani Perëndimi e ka patur me rezerva dhe nuk e shikonte.