“Bashkë fitojmë”, Berisha dhe Meta regjistrojnë koalicionin në KQZ

126
Sigal

Grupimi i Sali Berishës në Partinë Demokratike dhe Partia e Lirisë e kryesuar nga Ilir Meta, dorëzuan mbrëmjen e së mërkurës dokumentacionin për regjistrimin e koalicionit në zgjedhjet lokale të 14 majit.

Ndërkaq, dokumentacionin do ta dorëzojnë edhe dy partitë e tjera opozitare, Partia Demokristiane (PDK) dhe Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut (PBDNJ).

Emri i koalicionit do të jetë “Bashkë fitojmë”.

Më herët gjatë ditës së sotme, Berisha është shprehur se koalicioni për zgjedhjet e 14 majit do të përfshijë shumë parti, ndërsa shtoi se do të merret për bazë rekordi elektoral.

“Koalicioni do të përfshijë të gjithë spektrin e djathtë si koalicion politik. Koalicioni i gjerë do të jetë në shumë parti. Do të merret për bazë rekordi elektoral. Do të dalim fitimtar.”- tha Berisha.