Vata ishte fshehur në bagazhin e një automjeti dhe në momentin kur u ndalua nga policia, drejtuese ishte një shtetase e huaj, ndërsa në sediljen e pasagjerit ndodhej një shtetas turk.
Detaje të reja janë zbardhur nga arrestimi i Sokrat Vatës, autoriu i vrasjes së 20-vjeçarit francez Miguel Mendes në Ksamil. 29-vjeçari është arrestuar në zonën e Levanit, në Fier, teksa po tentonte të largohej pas krimit. Vata ishte fshehur në bagazhin e një automjeti dhe në momentin kur u ndalua nga policia, drejtuese ishte një shtetase e huaj, ndërsa në sediljen e pasagjerit ndodhej një shtetas turk.
Hetuesit po verifikojnë rrethanat e lëvizjes së tyre dhe rolin që mund të kenë pasur në largimin e të dyshuarit. Sokrat vata përveç punës si roje plazhi pranë “Principotes”, ai shërbente njëkohësisht edhe si bodyguard i hotelit. Sipas të dhënave paraprake, konflikti mes Vatës dhe turistit francez dyshohet se nisi për motive të dobëta, ndërsa një prej pistave të hetimit është edhe një debat për një femër.
20-vjeçari francez u gjet i pajetë në shezlongët pranë lokalit, pasi dyshohet se ishte goditur disa herë me thikë. Ndërsa, autori 29-vjeçar nuk është një emër i panjohur pasi ka një të kaluar kriminale në Britaninë e Madhe. Ai është arrestuar dhe dënuar në Angli për trafik droge me pesë vite burg.





















