Detaje të reja/ Si u përdhunua nën efektin e drogës 17-vjeçarja nga 6 persona dhe kërcënimi me tritol

329
Sigal

Natën e kaluar një sasi lënde eksplozive e paketuar është hedhur drejt banesës së një shtetaseje në Fushë-Krujë. Policia e lidhi ngjarjen me operacionin policor, pas një hetimi 8-mujor, që në fundjavë çoi në pranga 4 shtetas dhe në kërkim 2 të tjerë, pasi shfrytëzuan seksualisht dhe e nxitën të përdorë drogë një 17-vjeçare. Grupi ushtronte veprimtari kriminale dhe në fushën e kultivimit të kanabisit. Rreth orës 23.00 të së dielës, nëna e vajzës së abuzuar konstatoi pakon e dyshimtë dhe njoftoi policinë, e cila zbardhi motivet e ngjarjes dhe vijon të punojë për kapjen e të dyshuarit dhe personit tjetër në kërkim. Forcat antieksploziv të RENEA-s pas verifikimit kontatuan se pako e pashpërthyer ishte lëndë plasëse artizanale, ndërsa policia identifikoi si autor të dyshuar të ngjarjes 23-vjeçarin A.B. i shpallur në kërkim dy ditë më parë për “prodhim e shitje narkotikësh”, “nxitje të përdorimit të drogës” dhe “shfrytëzim të prostitucionit” bashkë me persona të tjerë. Pas operacionit policor, i dyshuari në kërkim ka kërcënuar me lëndë plasëse familjen e së miturës. Policia vijon të punojë për kapjen e 23-vjeçarit, që e rëndon pozitën e tij para ligjit dhe me një tjetër vepër penale.