Ministri Çuçi dhe Gledis Nano: Toleranc zero në luftën kundër kultivimit të kanabisit. Ristrukturim të strukturave të policisë dhe rritje të rrogave

Ministri Çuçi dhe Gledis Nano takohen me drejtorët e Policive

Vijojmë luftën kundër kanabisit , nisim ndryshime në strukturë, dhe rritje rroge për policët

Sigal

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi zhvilloi një takim me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano dhe drejtorët e policive të Tiranës, Elbasanit, Dibrës, Durrësit e Korçës.

Takimi sipas Çuçit pati si fokus luftën kundër fenomenit të kultivimit të kanabisit i cili synohet të minimizohet maksimalisht.

Çuçi gjithashtu u shpreh se pavarësisht çështjes së legalizimit të kanabisit për qëllime mjekësore, toleranca ndaj kultivimit të kanabisit të paligjshëm do të jetë zero.

“Ne do të shtojmë forcat dhe kontrollin e territorit në mënyrë që të mos abuzojë askush qoftë i keqkuptuar, qoftë duke e përdorur si një mundësi për të krijuar një terren për të rritur kultivimin. Kjo gjë është shumë e qartë. Tolerancë zero ndaj kultivimit të kanabisit të paligjshëm dhe nuk ka të bëjë fare me legalizimin për qëllime mjekësore dhe industriale”.

Nga ana tjetër Gledis Nano u ndal tek ndryshimet e rëndësishme që pritet të ndodhin në strukturat e Policisë së Shtetit. Ai tha se këto ndryshime do të bëhen sa herë të jetë nevoja, me qëllim arritjen e objektivave.

“Ndryshimet nuk bëhen me faza, bëhen për të rritur performancën, për të kërkuar edhe më shumë rezultate nga drejtuesit e rinj që vijnë apo marrin përsipër apo komandohen në detyrë. Sa herë do të ketë nevojë Policia e Shtetit do të ketë ndryshime, me qëllimin e vetëm për të arritur ato rezultate dhe objektiva që ne presim”.

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi nuk e konsideron takimin e sotëm me drejtuesit e policisë si të jashtëzakonshëm. Për mediat, ai deklaroi se u bë një analizë e përgjithshme për 4 mujorin e kaluar dhe për atë të ardhshëm. Po ashtu ai shton se në takimin e sotëm u diskutua për kanabis dhe për të ndëshkuar këdo që kultivon në mënyrë të paligjshme.

‘Sot ishte për të bërë një analizë të përgjithshme me të gjithë drejtorët e policisë. Bëjmë një analizë të planit të veprimit për 4 mujorin e parë dhe atë të ardhshëm. Fokusi është kultivimi i kanabis, toleranca është zero. Ishte takim pune dhe i zakonshëm, përbën interes por nuk është takim i jashtëzakonshëm. Kanabis është cështje që diskutohet dhe me strukturat, ka një tendencë për të konfunduar inciativën e qeverisë. Qëllimi është i qartë, tolerancë zero ndaj kultivimit të kanabis të paligjshëm.’- tha Çuçi. Pyetjes Rritje rroge për policët, Ministri Çuçi deklaroi: Shumë shpejt do të jetë në muajin tjetër, ato që ne kemi premtuar.