Ndryshojnë sërish çmimet e karburanteve, ulet benzina, nafta dhe gazi

175
Sigal

Bordi i Transparencës ka ulur sërish çmimin e naftës, benzinës dhe gazit. Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj e cila tha se Bordi uli sot naftën me 6 lekë, benzinën me 7 lekë dhe gazin me 2 lekë.

Nafta nga sot do shitet 243 lekë për litër, benzina 235 lekë për litër dhe gazi 81 lekë për litër.

Ministrja Ibrahimaj duke iu përgjigjur ankesave të qytetarëve theksoi se Bordi në asnjë moment nuk ka pasur vendimmarrje në kundërshtim me çmimin e karburanteve në bursë.

“Sot morëm vendimin e fundit. Gazoil u ul me 6 lekë. Benzina u ul me 7 lekë. Ndërsa gazi u ul me 2 lekë për konsumator.” tha Ministrja.

Deklarata e ministres: 

“E kemi deklaruar që në ditën e parë se bordet nuk janë politika e dëshiruara nga Qeveria apo ministritë.

Ne jemi detyruar të hymë në këtë regjim që të evitojmë apo eliminojmë rritjet tekulative të rritjes së çmimeve.

Nuk ka asnjë të dhënë që borden kanë marrë vendime ndryshe nga ecuria në bursë. Ne marrim të dhënat në bursë për një ditë më parë sesa mbledhja e bordit. Në kushtet e lëvrimit, duhet pasur kujdes kur i referohemi bursës dhe Bordit. Se ka shumë nënprodukte. Në asnjë rast nuk ka qenë e ndryshme nga ecuria e bursës.”

“Marzhet bruto të fitimit të kompanive, këtë vit që nga momenti i krijimit të bordit kanë qenë 5-6% ndërsa vitin e kaluar 15-16%.

Pra ky është niveli i çmimit që ka funksionuar Bordi. Sot morëm vendimin e fundit. Gazoil u ul me 6 lekë. Benzina u ul me 7 lekë. Ndërsa gazi u ul me 2 lekë për konsumator.” tha Ministrja.