10 miliarderët shqiptarë që u pasuruan në kohën e covid-19

241
Sigal

Shqipëria bëri miliarderë oligarkët dhe varfëroi shqiptarët. Ja si u rritën fitimet në mënyrë marramendëse në kohën e pandemisë, ndërkohë që qytetarët luftonin për jetë a vdekje. 3 milion shqiptarë llogaritet të kenë 2 milion lekë pasuri, ndërsa 10 oligarkët shqiptarë vetëm gjatë vitit 2021 kanë depozituar në banka nga 100 miliard lekë secili

Ja si u rritën fitimet në mënyrë marramendëse të dhjetë më të pasurve të  vendit që kishin 810 milionë Euro në banka në fund të vitit të kaluar

Pandemia ishtë një nga periudhat më të errëta për klasën popullore, pasi gjatë periudhës së Covid qytetarët humbën punën e tyre e si rrjedhojë dhe të ardhurat për të mbijetuar. 37 % e shqiptarëve morën  borxh për t’u ushqyer, bizneseve u ranë shitjet, teksa shumë persona u përballën me kostot e lartë të kurimit

Pandemia ishtë një nga periudhat më të errëta për klasën popullore, pasi gjatë periudhës së Covid qytetarët humbën punën e tyre e si rrjedhojë dhe të ardhurat për të mbijetuar. 37 % e shqiptarëve morën  borxh për t’u ushqyer, bizneseve u ranë shitjet, teksa shumë persona u përballën me kostot e lartë të kurimit dhe fatkeqësisht humbjet e jetëve ishin të larta. Përpos gjithë kolapsit ekonomik dhe shëndetësor që pësuan familjet, ana tjetër e monedhës tregon për një realitet tjetër të zhytur në lukse dhe dyfishime pasurish nga ana e oligarkëve të vendit. Pandemia rezultoi të ishte një vit i artë për ta, pasi dalja nga pandemia ka rritur më shumë pasurinë monetare të depozituesve më të mëdhenj në sektorin bankar shqiptar. Fitimet e tyre arritën deri në 970 miliardë leke, që konsiston se vetëm dhjetë nga ato janë respektivisht të kamur më nga 100 mld lekë secili sipas pasurive që kanë të deklaruara në banka. Nëse do të llogarisim edhe kapitalet e tyre rezulton se ato zotërojnë 90 % të pasurive kombëtare, ndërkohë një qyetarë shqiptare që rropatatet nga mëngjesi në darkë për të siguruar dz vakte maksimumi që zotëron mund të jenë deri në 2 milionë lekë të vjetra, me kaq lëkë merr vend dhe shpehja që populli përdor, ‘mos të rëntë e keqja, po të ra hapi rrugë’ si për të jutfikuar faktin se nëse një pjesëtar familje është sëmurë të gjitha kursimet zhduken më një fjalë goje. Kurse për oligarkët vlen tjetër realitet, a ii makinave dhe udhëtimeve lukzoze që kanë përfituar nga qeveria në kuriz të pasurive të këtij populli.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, në fund të vitit 2021 dhjetë depozituesit më të mëdhenj në fund të vitit zotëronin 6.8% të totalit të depozitave bankare, nga 5.2% që kishte qenë ky tregues një vit më parë.E njëjta ecuri vërehet edhe për grupet e tjera të depozituesve të mëdhenj. 20 depozituesit më të mëdhenj në fund të vitit të kaluar zotëronin 9% të depozitave, kundrejt 7.19% në vitin 2020. Ndërsa 50 depozituesit e mëdhenj mbanin 12.2% të totalit, nga 10.42% që kishin një vit më parë.

Ana tjetër e monedhës tregon për një realitet tjetër të zhytur në lukse dhe dyfishime pasurish nga ana e oligarkëve të vendit. Fitimet e tyre arritën deri në 970 miliardë leke, nëse do të llogarisim edhe kapitalet e tyre rezulton se ato zotërojnë 90 % të pasurive kombëtare, ndërkohë një qyetarë shqiptare që rropaten nga mëngjesi në darkë për të siguruar dy vakte maksimumi që zotëron shkon në 2 milionë lekë të vjetra

Pesha e depozituesve më të mëdhenj ndiqet dhe raportohet nga Banka e Shqipërisë për qëllime të monitorimit të përqendrimit të depozitave bankare. Ajo nuk duhet kuptuar detyrimisht si lista e individëve që kanë më shumë para në bankë, sepse në të përfshihen edhe shoqëri tregtare.

Vitin e kaluar, depozitat bankare u rritën me ritmet më të larta në dekadën e fundit. Sipas Bankës së Shqipërisë, në fund të vitit 2021 ato kishin vlerën e 1.43 trilionë lekëve, 10.9% më shumë krahasuar me një vit më parë. Mbi këtë bazë, mund të llogaritet përafërsisht edhe vlera e parave që zotërojnë depozituesit më të mëdhenj të sistemit.

6.8% e depozitave totale në fund të vitit 2021 do të përkthehej në një vlerë prej rreth 97.3 miliardë lekësh ose rreth 810 milionë eurosh në llogaritë e 10 depozituesve. Në fund të vitit 2020, depozitat e zotëruar nga 10 depozituesit më të mëdhenj kishin qenë rreth 67 miliardë lekë. Kjo tregon se në vlerë absolute gjendja e depozitave të 10 depozituesve më të mëdhenj u rrit me 45% vitin e kaluar.

Vlera e depozitave bankare të 20 depozituesve më të mëdhenj në fund të vitit 2021 llogaritej në afërsisht 128.8 miliardë lekë, në rritje me 38.5% krahasuar me një vit më parë. Për 50 depozituesit më të mëdhenj, vlera e depozitave bankare totale llogaritet në rreth 174.6, në rritje me 29.3% krahasuar me një vit më parë.

Këto shifra tregojnë se më të pasurit kanë vazhduar ta rrisin atë pjesë të pasurisë të mbajtur në formën paraje në sektorin bankar. Një tendencë e ngjashme u konfirmua edhe nga raportimi vjetor i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave (ASD), që tregoi se për vitin 2021 rreth 109 mijë individë, (4.2% e totali të individëve depozitues), zotëronin 646 miliardë lekë depozita bankare. Në total kursimet e tyre përbënin 58% e totalit të depozitave të individëve, duke u rritur nga niveli 56.8% që zinin një vit më parë.