Endrit Braimllari takim në Maliq: Familjet ndihen më të varfëra se kurrë, për shkak të mos mbështetjes së bujqësisë nga “Rilindja”

305
Sigal

Ditën e sotme, Sekretari i Përgjithshëm i LSI dhe një kohësisht drejtuesi politik i LSI në Qarkun e Korccës, Endrit Braimllari ka zhvilluar një takim me banorët në fshatin Zëmblak në Maliq, nga ku tha se mos mbështetja e bujqësisë nga “Rilindja” nga sjellë një varfëri ekstreme te këta banorë.

“LSI, do të investojë në bujqësinë familjare duke dhënë:
Subvencione të drejtpërdrejtë për njësi prodhimi të sipërfaqes dhe për numër krerësh.
Do të sigurojmë treg për produktet vendase dhe rritjen e cilesisë së produktit vendas.
Do të heqim burokracitë për subvencionet dhe do të mbështesim bujqësinë me 200 milion euro në vit.”,- shprehet Braimllari në postimin e tij të shpërndarë në rrjetet sociale, ku tregon dhe për planin që ka LSI për zhvillimin e bujqësisë.

Postimi i tij i plotë:

Në Zëmblak të Maliqit aty ku familjet ndihen më të varfëra se kurrë, për shkak të mos mbështetjes së Bujqësisë nga Rilindja.
LSI, do të investojë në bujqësinë familjare duke dhënë:
Subvencione të drejtpërdrejtë për njësi prodhimi të sipërfaqes dhe për numër krerësh.
Do të sigurojmë treg për produktet vendase dhe rritjen e cilesisë së produktit vendas.
Do të heqim burokracitë për subvencionet dhe do të mbështesim bujqësinë me 200 milion euro në vit.
Kredi të butë për infrastrukturën.
#voto6lsi #lsi #zgjedhje25prill #shqiperiashtepiajuaj