Patronazhistët e votave dhe të pasurit e dhjamosur përballë të varfërve pa bukë

227
Sigal

Varfëria dhe pasiguria për të ardhmen ka bërë që në 9 vite mbi 700 mijë shqiptarë, ku 70% janë të rinjë, të ikin nga Shqipëria. Të pasurit shtuan dhjamin, kurse 957 mijë shqiptarë s’kanë bukë. Nuk është uria që nuk ushqejmë të varfërit, por janë të pasurit që nuk kanë të ngopur. E sikur të mos mjaftonte kjo, “Patronazhistët” e votave, kanë në celularët e tyre databaset e të dhënave duke u kthyer në një rrezik për hakërrimin e të dhënave dhe llogarive personale.

 

Nuk është uria në Shqipëri , se nuk mund t’i ushqejmë të varfërit, por sepse nuk mund t’i ngopim të pasurit.

 

 

Varfëria dhe keqqeverisja është një ndër shkaqet kryesore që Shqipëria po shpopullohet.Gjatë 9 viteve të qeverisjes së ‘Rilindjes’ Socialiste, janë shpërngulur nga Shqipëria mbi 700 mijë shqiptarë që prej 2018, ndërsa mbi 70 % e të rinjve në Shqipëri, shprehin dëshirën, që të emigrojnë nga vendi. Shqipëria po mplaket, fshatra dhe qytete të tëra po shpopullarizohen, sepse në Shqipëri nuk ka të ardhme, as për të mbijetuar, ka pllakosur mjerimi, papunësia. Nuk është uria në Shqipëri , se nuk mund t’i ushqejmë të varfërit, por sepse nuk mund t’i ngopim të pasurit.

Ndërkohë shtresa e vetme e favorizuar janë oligakët që nuk ngopen duke vjelur pasuritë kombëtare,  të afërmit dhe militantët e partisë që punësohen në zyrat e shtetit, ndërkohë që fëmijët e qytetarëve të thjeshtë kërkojnë azil drejt vendeve të botës.

“Patronazhistët” në celularë rrezik për hakërimin e të dhënave

Që pas shpërndarjes së databases me të dhënat e shqiptarëve kohët e fundit të gjithë përdoruesit e rrjeteve sociale po bien së fundi pre e vjedhjes së të dhënave. Eksperti i teknologjisë dhe informacionit, Gent Progni rekomandon qytetarët që asnjë link i tillë që vjen në telefonin tuaj nuk duhet të klikohet, pasi përbëjnë rrezik për hakërimin e të dhënave.Nëse në telefonin tuaj kanë mbërritur të tilla mesazhe ku u kërkohet të klikoni mbi linkun përkatës ju nuk duhet ta bëni.Që pas shpërndarjes së databases me të dhënat e shqiptarëve kohët e fundit të gjithë përdoruesit e rrjeteve sociale po bien së fundi pre e vjedhjes së të dhënave.Me anë të mesazheve në rrjetin social facebook, apo në adresën e-mailit qytetarëve u vijnë linqe të ndryshme.Por eksperti i IT Gent Progni thotë se këto linqe nuk duhet të klikohen pasi përbëjnë rrezik për hakërimin e të dhënave.”Njerëzit duhet të kenë shumë kujdes në mesazhet që marrin, ët mos klikojnë asnjë URL. Klikimi i URL-së i jep automatikisht akses në pajisje personave dhe nga ky akses në SMS që vjen në e-Albania ata mund të marrin kodin 4 shifror dhe mund të logohen në të gjitha llogaritë e tyre personale”, tha Progni.Rrezik për të rënë pre e këtyre sulmeve kibernetike janë grupmoshat e mëdha.”Sa më e vogël të jetë kultura e përdorimit të internetit, aq më sukses do ketë edhe hakeri. Mosha më e rrezikuar është mosha e thyer”, tha ai.Sipas ekspertit institucionet duhet të marrin masa që të dhënat e qytetarëve të jenë sa më të sigurta.”Duhet një investim më i madh i zyrës së njësisë C në policinëe shtetit. Duhet staf më i madh, rroga më të mëdha. Nuk është investuar sa duhet. Drejtuesit mund të jenë shumë të aftë, por nëse nuk ke burimet njerëzore e ke të pamundur të hakërosh drejt hakerave të tillë”, përfundoi ai.

Të pasurit shtuan “dhjamin”, kurse 957 mijë shqiptarë s’kanë  bukë

Thellohet diferenca midis të pasurve dhe të varfërve në Shqipëri. Sipas të dhënave të Agjencisë së sigurimit të depozitave për vitin 2021 konstatohet se  ka shtim të të ardhurave për personat e pasur  por njëkohësisht ka edhe më tepër llogari boshe.Në raport theksohet se qytetarët që kanë depozita me vlerë mbi 2.5 mln lekë kanë  shtuar edhe më shumë pasurinë e tyre gjatë vitit të kaluar duke u rritur me 10,8%.Ndërsa depozitat me shuma deri në 2.5 milionë lekë janë rritur vetëm  me 4.8%.Sipas raportit të Agjencisë së Sigurimit të depozitave qytetarë me llogari zero deri në 100 lek në dhjetor 2021 rezultojnë se  janë  rreth 957 mijë depozitues.Sipas raportit të Agjencisë së sigurimit të depozitave  peshën më të madhe të depozitave të sigurueshme të individëve e përbëjnë depozitat në lekë me 49%, ndjekur nga depozitat në euro me 45%.Për periudhën 2011-2021, përqindja e depozitave të individëve me vlerë deri në 2.5 mln lekë, varion nga 40% deri në 44% të totalit të depozitave të sigurueshme.Gjatë vitit 2021, totali i depozitave të sistemit bankar ka pasur trend rritës pothuajse për gjatë gjithë periudhës krahasuar me një vit më parë këto depozita u rritën me 11.4 %, që i korrespondon një rritje në vlerë absolute prej 147 mld lekë.