Festa e Pashkëve/ Fluks në pikën kufitare të Qafë Botës, ja sa shqiptarë e turistë kanë hyrë në vendin tonë

130
Sigal

Festa e Pashkëve ka sjellë fluks të lëvizjes së automjeteve në pikën kufitare të Qafë Botës.

Burime thanë se në dy ditët e fundit në vendin tonë kanë hyrë 654 shqiptarë dhe 2746 shtetas të huaj.

Konkretisht në datën  21.04.2022 janë futur në territorin tonë përmes Qafë Botës,  447 shtetas shqiptarë me 207 mjete, si edhe 1197 shtetas të huaj me 435 mjete.

Ndërsa në datën 22.04.2022 kanë hyrë 562 shtetas shqiptarë me 246 mjete dhe 1549 shtetas të huaj me 531 mjete.