Maskat që shiten online/ Farmacistët: Kujdes nga përbërja e tyre

383
Sigal

Higjena personale, distancimi fizik dhe masat mbrojtëse janë ruajtja më e mirë që të mos prekemi nga Covid-19. Kërkesa e shtuar për maska, nga bërë që biznese të ndryshme si edhe faqe online, të tregojnë lloj lloj maske. Kjo dukuri duket se ka sjellë shqetësime në tregun farmaceutik. Farmacistja Adela Nushi e pohon diçka të tillë. ”Po ndikon sepse më parë maskat mund të gjendeshin vetëm në farmaci, ndërsa tani pacientët i porosisin online ose fasoneri të ndryshme dhe kjo ka sjellë një zvogëlim të numrit të blerjeve të maskave në farmaci”.

Lind pyetja se a kanë të njëjtin efikasitet këto maska që shiten online, me të njëjtat që duhen blerë në farmaci? ”Ajo që ka rëndësi është mënyra e përbërjes së maskave. Të gjitha maskat duhet të kenë material të certifikuara për të kryer funksionin e tyre. Po qarkullojnë maska të ardhura nga rrugë të ndryshme të paidentifikuara dhe problem është jo vetëm përbërja e maskave, por edhe transporti. Na kanë ardhur shumë shitës ambulantë, na propozojnë maska të ndryshme, por nuk na ka pëlqyer mënyra si i kanë dhënë, dorazi dhe të pa paketuara”.

Nga ana tjetër, ajo jep dhe disa sugjerime për se çfarë maske duhet të blejmë. ”Të gjithë qytetarët të shkojnë në një farmaci, të marrin maskën që u nevojitet pasi janë disa lloje maskash dhe të pyesin farmacistin për maskën që po marrin. Sa kohë duhet përdorur, si duhet dezinfektuar nëse dezinfektohet ose dhe validiteitin që ato kanë”.