Zbardhen diskutimet me dyer të mbyllura, “urdhëri” i Ramës për deputetët

57
Sigal

Ka përfunduar pas disa minutash mbledhja e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, ku deputetët u thirrën nga vet kryeministri Edi Rama.

Fokus i mbledhjes kanë qenë zgjedhjet e 14 majit, ku numri një i qeverisë ka dhënë dhe një ‘urdhër’ për deputetët.

Burime bëjnë me dije se kryeministri Rama ka kërkuar nga deputetët që të mbajnë përgjegjësi për rezultatin e zgjedhjeve në zonën e tyre.

“Secili deputet do te mbajë përgjegjësi për zonën e tij, për rezultatin e partisë në zgjedhjet e 14 majit. Asnjë deputet mos të kërkoj për kandidat për kryetar bashkie, sidomos këta të Vlorës që kanë dy vjet deputet. Me Vlorën do merrem vet personalisht”- tha Rama.

Mësohet se në mbledhje nuk ka qenë i pranishëm ish-ministri Arben Ahmetaj.